Kosova nuk do të kërkojë anëtarësim në Kombet e Bashkuara pa pëlqimin e qartë të pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – Francës, Britanisë së Madhe, Amerikës, Rusisë dhe Kinës.
Kështu raporton media në Serbi, Nova, e cila ka publikuar dokument që thotë se është hartuar nga diplomatët që punojnë në udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes evropiane për Kosovën e Serbinë, transmeton Telegrafi.
Sipas kësaj gazete, në këtë mënyrë po tentohet t’i gjendet zgjidhje kundërshtimit të Serbisë për pranimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe OKB-në, që interpretohet si njohje joformale e pavarësisë.
“Pëlqimi i Serbisë për pranimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare parashikohet në pikën 4 të projektmarrëveshjes dhe është kundërshtimi kryesor i vendit tonë. “Nova” ka marrë përgjigjen e diplomatëve evropianë për këtë kundërshtim të Serbisë, e cila do të jetë pjesë e Udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes” , raporton kjo gazetë transmeton Telegrafi.
Njohja si kusht për hyrjen në BE
Në dokumentin e titulluar “Marrëveshja për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – Zbatimi i nenit 4” thuhet se ky propozim është frymëzuar nga Traktati themeltar i dy Gjermanive të vitit 1972, dhe se nuk bëhet fjalë për njohje reciproke, por për bashkëjetesën dhe bashkëpunimin paqësor.
“Republika Federale e Gjermanisë nuk e njohu kurrë Republikën Demokratike Gjermane dhe anasjelltas. Megjithatë, Traktati Themelor i vitit 1972 bëri të mundur që dy Gjermanitë të pranonin realitetin e ekzistencës së tjetrës. Kjo gjithashtu u mundësoi vendeve perëndimore të zhvillojnë marrëdhënie me RDGJ. Nëse Serbia dhe Kosova vazhdojnë me vendosmërinë e tyre për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, së shpejti do të ndodhë normalizimi i plotë përmes njohjes reciproke. Për momentin, bashkëjetesa përmes bashkëpunimit dhe marrëdhënieve paqësore, pavarësisht dallimeve, është e vetmja gjë që kërkon bashkësia ndërkombëtare nga Serbia dhe Kosova”, thuhet në dokumentin që diplomatët evropianë kanë përgatitur si shtojcë të udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjes Evropiane.
Kur bëhet fjalë për mosmarrëveshjet rreth pikës 4, thuhet në vijim:
“Autoritetet serbe pretendojnë se fakti që Serbia nuk e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në OKB paraqet shkelje të qëndrimit themelor të Serbisë për të mos njohur Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Sipas mendimit të tyre, anëtarësimi në OKB është ekskluzivisht për shtetet sovrane dhe të pavarura, prandaj, pëlqimi nënkupton njohje indirekte. Nuk është domosdoshmërisht kështu”, përfundon gazeta serbe.
Në mbështetje të kësaj citohen shembuj të Ukrainës dhe Bjellorusisë, si dhe rasti i Izraelit.
Vetëm me pëlqimin e pesëshes së përhershme
Pastaj theksohet se Serbia duhet të jetë e vetëdijshme për kufizimet e saj dhe se kundërshtimi i saj nuk është domosdoshmërisht pengesë për pranimin e Kosovës në OKB.
“Anëtarësimi i Kosovës në OKB varet ekskluzivisht nga pëlqimi formal i pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kosova nuk do të aspirojë anëtarësimin në OKB pa pëlqimin e qartë të pesëshes së përhershme”
Në këtë mënyrë, siç thonë diplomatët evropianë, pranohet rëndësia e Rusisë dhe Kinës si lojtarë gjeopolitikë dhe është një gjest simbolik ndaj Moskës dhe Pekinit.
Ata besojnë se në këtë mënyrë plotësohet ndjeshmëria e Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe theksojnë se Kosova nuk fiton asgjë nëse aspiron anëtarësimin në OKB pa pëlqimin e shprehur të pesëshes së përhershme.
Në përfundim thuhet se Serbia po afrohet me Perëndimin me qasjen e saj konstruktive, por mund të ketë edhe pasoja të rënda.
Do ta humbisni edhe Kosovën edhe mbështetjen e Perëndimit
“Sa i përket pikës së fundit, Serbia duhet të jetë e vetëdijshme se në ndryshimin e rrethanave gjeopolitike dhe tensioneve në rritje mes Perëndimit dhe Lindjes, është e mundur të arrihet një marrëveshje për stabilizim shumë shpejt. Anëtarësimi i Kosovës në OKB mund të përfundojë me këtë marrëveshje. Në atë skenar, Serbia do të humbiste gjithçka, përfshirë Kosovën dhe mbështetjen shumë të nevojshme nga Perëndimi. Kjo shtesë e thjeshtë e marrëveshjes, e cila nuk thotë asgjë tjetër veçse të dukshmes, mund të bëhet polica e sigurimit të Serbisë”, përfundon dokumenti.
Ndryshe kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kanë deklaruar se janë pajtuar me tekstin e propozimit të Bashkimit Evropian. Takimi i radhës mes tyre pritet të ndodh me 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker