Javën që po lëmë pas temë diskutimi në të gjitha instancat ishte dialogu Kosovë-Serbi, rrjedhimisht Propozimi evropian për normalizimin e raporteve.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të hënë, më 27 shkurt u pajtuan në parim në Bruksel për Propozimin evropian.
Po gjatë javës, saktësisht të enjten në Kuvendin e Kosovës është zhvilluar debat deri pas mesnate për Planin Evropian, për të cilën Kurti mori kritika të ashpra nga partitë opozitare.
Po të enjten, më 2 mars Policia e Kosovës ka zhvilluar në aksion në disa qytete, në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”.
Kurti: Isha i gatshëm ta nënshkruaja, por Vuçiq refuzoi – dëm që nuk ndodhi
Më 27 shkurt në Bruksel, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u pajtuan në parim për Planin evropian.
Ndonëse, pala nga Kosova ishte edhe e gatshme për ta nënshkruar, pala serbe nuk tregoi gatishmëri.
E pas takimit atje, Kurti tha se ishte i gatshëm të nënshkruante marrëveshjen por se pala serbe e ka refuzuar.
Kurti tha se është marrëveshje që plotësisht vendos barazinë e palëve.
“Unë nuk e kam nënshkruar sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme. Kam shprehur gatishmërinë për ta nënshkruar. Dëm që nuk është nënshkruar sot por pala serbe nuk e bëri këtë”.
“Patëm takim pozitiv dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm. Unë qysh më herët pata thënë që është bazë e mirë për diskutime tjera. Tash do të ecim për planin e zbatimit. Do të ketë takime të radhës në mars. Jemi në rrugë të mbarë për normalizimin e marrëdhënieve”, u shpreh tutje.
Sa i përket gatishmërisë së tij për të zbatuar marrëveshjet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, Kurti tha se për këtë ka folur më herët.
“Ai është neni 10, është fjalia e fundit e praktikisht nenit të fundit dhe për këtë gjë tash jam përgjigjur”, tha ai për gazetarët në Bruksel.
Ndërsa, në deklaratën e lëshuar pas takimit, Borrell tha se palët shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar me zbatimin e propozimit të BE-së, i titulluar tashmë si “Marrëveshje drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.
“Nevojiten negociata të mëtejshme për të përcaktuar modalitetet specifike të zbatimit të dispozitave”, tha Borrell, duke paralajmëruar takimin e radhës mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin mars.
“Zajednica, Zajednica, u bëre kryeministër e lëshove bajrakun”, “Nuk kam ndryshuar për të keq, ju po shihni ndryshe” – përplasjet në seancën e natës
Rreth orës 02:20 të mëngjesit të së premtes ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës ku u debatua për Propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti i është përgjigjur kritikave të qeverisë për Propozimin evropian, gjersa nga opozita theksuan se ka degradim të procesit, nga marrëveshje me njohje në qendër, në marrëveshje me Asociacion në qendër.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj gjatë seancës ia ka përmendur kryeministrit shprehjen për demarkacionin që ia kishte thënë dikur Ramush Haradinajt.
Derisa ka folur për Asociacionin, ai u shpreh me fjalët “Zajednica, Zajednica, tap kryeministër e lëshoj bajrakun”.
Në debatin për dialogun, Selmanaj derisa ka diskutuar për Propozimin evropian tha se nuk i beson Kurtit, duke i përmendur edhe gjashtë kushtet për Asociacionin.
“Unë do ta përfundoj fjalinë time me një fjali të kryeministrit që më pat lënë shumë përshtypje dhe më pati pëlqyer shumë ‘Çakorri, Çakorri, Zhlepi, Zhlepi, tap kryeministër tha e lëshoi bajrakun’. E unë po ju them sot në gjuhën e tij ‘Zajednica, Zajednica, Zajednica, tap kryeministër e lëshoi bajrakun’”, ka thënë ai.
E lidhur me kritikat ka reaguar edhe i pari i ekzekutivit, duke se nuk ka ndryshuar për të keq, porse siç ka thënë ai “opozita po sheh ndryshe tash”.
Në seancën e natës, duke përmendur emrat e deputetëve që kanë votuar për formimin e Asociacionit më 2013, Kurti ka thënë se qëndrimet e tyre tash tregojnë se ata po shohin me sy të tjerë.
“Unë nuk kam ndryshuar përmbajtësisht për keq, por ju keni ndryshuar. Pra, e kuptoni, bëhet fjalë për deputetë që e kanë votuar ‘Zajednicën’ më 2013… Nuk kam ndryshuar unë, por ju po këqyrni ndryshe tash. Konteksti, qëllimi, kuptimi nuk kanë ndryshuar. Mua asgjë sikurse trashëgimia e ish-qeverive nuk më ka ndihmuar të ndryshoj strategjinë… Në këtë dialogun që po e zhvilloj, problemin më të madh e kam kur trashëgimia e ish-qeverive është argument i armikut”, tha Kurti.
Duke folur për Asociacionin, kreu i ekzekutivit tha se “Zajednica nuk kalon”.
Ndërkaq, kritika për Propozimin evropian gjatë orëve të natës pati edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Ai theksoi se Kurti pranoi me shkrim dhe me gojë se statusi i Kosovës mbetet çështje e hapur.
“Asnjë grup negociator i Kosovës në këto 15 vitet e fundit nuk ka pranuar me shkrim apo gojë që statusi i Kosovës është çështje e hapur. Kurti pranoi neutralitetin e statusit të Kosovës”, tha ai.
E deputeti tjetër nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj theksoi se pika 7 është shtatë herë më e rëndë se të gjitha marrëveshjet e deritanishme.
“Në pikën 7 të kësaj marrëveshje thuhet se palët do ta zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë mbrojtje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”.
“Dil e trego Kryeministër a i ke dhënë eksterritorialitet Kishës Ortodokse serbe. A jeni të vetëdijshëm se nëse fëmijët tanë dëshirojnë ta vizitojnë natyrën e bukur rreth Manastirit të Deçanit, duhet të shkojnë me pasaporta?”, ka deklaruar tutje Zemaj.
E seancën me tension e debate të ashpra për dialogun, kryeparlamentari Glauk Konjufca e relaksoi kur i kërkoi deputetit Jahja Kokaj të flas me terma më të lehta.
Kokaj derisa ka folur për Asociacionin po ashtu u shpreh se ‘Kur e hedh budallai një gur në ujë, 1 mijë të mençur nuk mund ta nxjerrin’.
“Profesor nëse mundesh në terma më të lehtë se pak vonë, deputetët po më ankohen”, ka thënë Konjufca.
Aksioni në Prishtinë, Ferizaj, Vushtrri, Lipjan e Viti – sekuestrohen 84 mijë euro, 22 vetura, motoçikleta e dokumente
Prokuroria Themelore në Ferizaj të enjten në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”, ka bastisur një numër të madh të autosalloneve, shtëpive dhe lokaleve përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrrisë, Lipjanit dhe Vitisë, ndërkaq ka arrestuar 15 persona të dyshuar.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës të premten jepen detaje nga bastisjet dhe sekuestrimet që janë bërë.
Policia njofton se si dëshmi janë sekuestruar 8 armë të ndryshme me 76 fishekë – kalibër të ndryshëm, 2 shufra metalike, 22 vetura, 2 motoçikleta, 83,995 euro, 16 USB dhe dokumente të ndryshme.
Në raportin e Policisë thuhet se njësitet policore të DHKR-së, në bashkëpunim e koordinim me Gjykatën e Prokurorinë Themelore në Ferizaj, njësitet e ATK-së, dhe njësitet e Doganës së Kosovës, kontrollet i kanë kryer në 21 shtëpi banimi dhe 11 objekte biznesi në qytete të ndryshme.
Gjatë bastisjes, fillimisht janë arrestuar 14 të dyshuar meshkuj kosovarë, ndërkaq më pas është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje