LAJMI I FUNDIT:

Aksioni i së enjtes në Prishtinë, Ferizaj, Vushtrri, Lipjan e Viti – sekuestrohen 84 mijë euro, 22 vetura, motoçikleta e dokumente

Aksioni i së enjtes në Prishtinë, Ferizaj, Vushtrri, Lipjan e Viti – sekuestrohen 84 mijë euro, 22 vetura, motoçikleta e dokumente
Foto: Arkiv

Prokuroria Themelore në Ferizaj të enjten në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”, ka bastisur një numër të madh të autosalloneve, shtëpive dhe lokaleve përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrrisë, Lipjanit dhe Vitisë, ndërkaq ka arrestuar 15 persona të dyshuar.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës të premten jepen detaje nga bastisjet dhe sekuestrimet që janë bërë.


Policia njofton se si dëshmi janë sekuestruar 8 armë të ndryshme me 76 fishekë – kalibër të ndryshëm, 2  shufra metalike, 22 vetura, 2 motoçikleta, 83,995 euro, 16 USB dhe dokumente të ndryshme.

Në raportin e Policisë thuhet se njësitet policore të DHKR-së, në bashkëpunim e koordinim me Gjykatën e Prokurorinë Themelore në Ferizaj, njësitet e ATK-së, dhe njësitet e Doganës së Kosovës, kontrollet i kanë kryer në 21 shtëpi banimi dhe 11 objekte biznesi në qytete të ndryshme.

Gjatë bastisjes, fillimisht janë arrestuar 14 të dyshuar meshkuj kosovarë, ndërkaq më pas është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori