LAJMI I FUNDIT:

Albi Mall Superliga starton sot me tre ndeshje të xhiros së 23-të, vëmendja në duelin Drita – Llapi

Albi Mall Superliga starton sot me tre ndeshje të xhiros së 23-të, vëmendja në duelin Drita – Llapi

Albi Mall Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me ndeshjet e xhiros së 23-të, ku tre prej tyre zhvillohen ditën e sotme.

Padyshim që dueli kryesor i kësaj dite zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, mes Dritës dhe Llapit.


Dy skuadrat në këtë takim vijnë pas humbjeve javën e kaluar dhe duan të rikthehen te fitoret.

Drita po kërkon ta rikthej titullin dhe tre pikët janë mëse të nevojshme për skuadrën e Arsim Thaqit.

Në anën tjetër llapjanët duan pozitën e tretë në tabelë dhe një gabim tjetër nuk i lejohet.

Duel tejet interesant pritet edhe në Klinë, mes Dukagjinit dhe Gjilanit.

Vendasit kërkojnë të rikthehen te fitoret, derisa Gjilani pas dy triumfeve radhazi synon mos të mposhtet në Klinë dhe të ruaj distancën me pikë.

Sfidë e zjarrtë pritet edhe në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj mes dy skuadrave të fundit në tabelë, Drenicës dhe Ferizajt.

Drenicasit e kanë nisur në mënyrë shumë të keqe edicionin pranveror, ku kanë pësuar katër humbje në katër sfidat e para.

Në anën tjetër Ferizaj po kalon nëpër një formë të shkëlqyer dhe nuk di për humbje ku ka marrë tetë pikë.

Kuqezinjtë të fundit në tabelë kërkojnë pikët e para në pranverë, derisa mysafirët synojnë mos të mposhten as në ‘Bajram Aliu’.

Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori