Gjermania dëshiron të rrisë imigrimin e ekspertëve të teknologjisë nga India, është shprehur kancelari Olaf Scholz gjatë udhëtimit të tij në këtë vend.
Por a është Gjermania mjaft tërheqëse për fuqinë e kualifikuar punëtore?
“Synimi ynë është të thjeshtësojmë procesin e marrjes së vizave të punës. Përveç modernizimit të ligjit, ne duam të modernizojmë edhe burokracinë”, tha kancelari Scholz gjatë një turneu në metropolin teknologjik Bangalore në jug të Indisë.
Kancelari tha se “Gjermania ka nevojë për shumë ekspertë të IT-së për të ruajtur zhvillimin e industrisë së softuerëve”.
Gjuha nuk është e domosdoshme
Scholz tha se ndryshimet ligjore mund të lehtësojnë ardhjen jo vetëm të profesionistëve, por edhe të familjeve të tyre.
“Në Gjermani do të mund të vini edhe pa kontratë të mëparshme pune”, tha ai.
Sipas tij, problem nuk duhet të jetë as mosnjohja e gjuhës gjermane.
“Shumica e atyre që punojnë në degën e IT flasin anglisht. Gjermanishtja mund të mësohet më vonë”, shtoi kancelari.
Scholz me të rinjtë në Indi
Megjithatë, Ambasada gjermane në Indi aktualisht lëshon vetëm 2,500 deri në 3,000 viza pune në vit, kryesisht në sektorin e IT. Dëshira është që ky numër të rritet ndjeshëm.
“Jam i sigurt se shumë prej jush do të shfrytëzojnë rastin dhe do të pranojnë një punë në Gjermani. Ne kemi nevojë për ekspertë në të gjithë sektorët”, theksoi Scholz.
Nëndetëset gjermane për Indinë
Një ditë më parë, Scholz ra dakord me kryeministrin e Indisë Narendra Modi për të forcuar marrëdhëniet ekonomike midis Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian në njërën anë dhe Indisë në anën tjetër. Të dy njoftuan se do të angazhohen për përfundimin e një marrëveshje të tregtisë së lirë midis BE-së dhe Indisë sa më shpejt të jetë e mundur. Në sfond është dëshira e Gjermanisë për të reduktuar varësinë e saj nga Kina, fqinji dhe konkurrenti kryesor i Indisë.
“Ne duhet të përfitojmë nga potenciali që shtrihet në Indi”, tha Scholz.
Megjithatë, investitorët gjermanë, kryesisht nga industria e automobilave, janë ankuar për vite me radhë për proteksionizmin dhe një qëndrim neglizhues ndaj kompanive nga jashtë.
Gjithashtu ai ra dakord me Modin për të intensifikuar bashkëpunimin ushtarak. Siç raportohet nga disa agjenci, India dëshiron të blejë gjashtë nëndetëse konvencionale me vlerë gati pesë miliardë euro nga Gjermania.
Dëshira e Perëndimit është të bindë Indinë, e cila vazhdon të ketë marrëdhënie miqësore me Rusinë, të dënojë sulmin rus ndaj Ukrainës. India është kryesisht e varur nga burimet e energjisë ruse, të cilat i blenë me çmime të lira. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit