LAJMI I FUNDIT:

Xavi flet për barazimin ndaj United, thotë se janë dëmtuar nga gjyqtarët

Xavi flet për barazimin ndaj United, thotë se janë dëmtuar nga gjyqtarët

Barcelona dhe Manchester United kanë barazuar 2:2 në një ndeshje spektakolare në Camp Nou në kuadër të 1/16 në Ligën e Evropës.

Ka qenë një sfidë tejet interesante, por kualifikimi do të vendoset vetëm në ndeshjen e kthimit në Old Traford.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka thënë se ka qenë një ndeshje e barabartë, por thotë se do të kërkojnë kualifikimin në Manchester.


“Ishte një ndeshje shumë e barabartë. Kemi luajtur kundër një skuadre të madhe, shumë punëtore dhe fizike, e cila di të rivalizojë shumë mirë. Kishim ndjesinë se mund ta kishim shënuar edhe golin e fitores. Por kualifikimi do të vendoset në ‘Old Trafford’. Në Manchester do të shkojmë për të provuar të kualifikohemi”,  deklaroi Xavi.

“Ata bëjnë shumë mirë presion, fitojnë shumë duele në aspektin fizik. Ne na kushtoi humbjen e disa topave, por në fund bëmë mirë. Presingun pas humbjes së topit e bëmë mirë, por United ka lojtarë të mëdhenj, të cilët bëjnë zgjedhjet e duhura”, vazhdoi tutje trajneri katalunas.

Tutje Xavi ka thënë se janë dëmtuar për një penallti dhe për këtë foli edhe me gjyqtarin kryesor.

“Unë e kuptoj në mënyrë të përsosur zemërimin e futbollistëve. Unë gjithashtu isha i zemëruar dhe e tregova këtë. Ende jam. Penalltia për mua ishte shumë e qartë. Shkova t’i them gjyqtarit pikërisht këtë pasi ky është mendimi im dhe nuk do të ndryshojë sigurisht asgjë”.

“Ai thotë se dora ishte pranë trupit, por për mua nuk ishte. Është një penallti e pastër. Ne luajtëm për ta fituar ndeshjen. Bëmë një ndeshje shumë të mirë dhe të qartë deri në fund. Është për të ardhur keq. Dhamë gjithçka. Ishte një lojë e nivelit evropian”, u shpreh Xavi.

United dhe Barcelona do të përballen në Old Traford të enjten e ardhshme në sfidën e kthimit ku do të vendoset kualifikimi. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori