LAJMI I FUNDIT:

Kreu i Wagner thotë se Rusisë mund t’i duhet dy vjet për të marrë rajonet e Ukrainës Lindore

Kreu i Wagner thotë se Rusisë mund t’i duhet dy vjet për të marrë rajonet e Ukrainës Lindore

Kreu i grupit mercenar, Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka thënë se mund të duhen dy vjet që Rusia të kontrollojë plotësisht rajonet Donetsk dhe Luhansk në Ukrainën lindore, dy rajone, kapjen e të cilave Moska i ka deklaruar si qëllimin kryesor të luftës.

Në një video të publikuar të premten me blogerin ushtarak rus Semyon Pegov, të raportuar nga Reuters, Prigozhin tha se marrja nën kontroll e këtyre dy rajoneve mund të zgjasë një vit e gjysmë deri në dy vjet, raporton The Guardian, përcjell Telegrafi.

Në muajin shtator, presidenti rus Vladimir Putin aneksoi zyrtarisht Luhanskun dhe Donetskun në Ukrainë gjithashtu Khersonin dhe Zaporizhia-n, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe të dënuar nga vendet anëtare të OKB-së pasi e cilësuan si të paligjshme.


“Nëse duhet të arrijmë në Dnipro, atëherë do të duhen rreth tre vjet”, shtoi Prigozhin, duke iu referuar një zone më të madhe që do të shtrihej në lumin e gjerë Dnipro që kalon afërsisht nga veriu në jug, duke ndarë në dysh Ukrainën.

Prigozhin nuk flet në emër të ushtrisë ruse, por komentet e tij ofrojnë një pasqyrë të rrallë të pritshmërive ruse për konfliktin, nga kreu i një grupi në qendër të disa prej luftimeve të tij më të ashpra. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Mongolia tregon pse nuk e arrestoi Putinin

Mongolia tregon pse nuk e arrestoi Putinin

Azia
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Putin e punëson ish-ministren e Jashtme austriake - ajo do të kujdeset për rritjen e tigrave

Putin e punëson ish-ministren e Jashtme austriake - ajo do të kujdeset për rritjen e tigrave

Evropa
Zelensky: Për një kohë të pacaktuar do t’i mbajmë territoret e Rusisë

Zelensky: Për një kohë të pacaktuar do t’i mbajmë territoret e Rusisë

Evropa
SHBA afër arritjes së marrëveshjes për raketat me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën, ky veprim do ta ndryshonte rrjedhën e luftës

SHBA afër arritjes së marrëveshjes për raketat me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën, ky veprim do ta ndryshonte rrjedhën e luftës

Evropa
Kalo në kategori