Odegaard kujton kohën te Real Madridi: Babai më qonte në stërvitje, ndërsa unë luaja me Ronaldon, Benzeman dhe Modricin

Norvegjezi Martin Odegaard ishte vetëm 16 vjeç kur mbërriti te Real Madrid dhe megjithëse në një moshë kaq të re konsiderohej si një nga talentet më të mëdhenj në botë, por ai nuk arriti të gjente rrugën në dhomën e zhveshjes te klubi mbretëror.
Sot, ai është kapiteni i Arsenalit dhe kujton me dashuri kohën e tij të kaluar në Madrid.
Eksperiencën e tij, ai e ka ndarë në një rubrikë për “The Players Tribune”, ku ai ka kujtuar ditën kur avioni i klubit mbërriti për ta marrë në Norvegji dhe ai shkoi për të nënshkruar kontratën me Realin.
“Mendova se do të ndërrohesha në hotel, por papritmas u ula pranë legjendës Emilio Butragueno, ai ishte elegant, dhe unë me një bluzë të vjetër, pa bërë dush dhe u përpoqa të rregulloja flokët me duart e mia… Ishte dita më e madhe e jetës sime, dhe fotot bënë xhiron e botës. Unë supozohej të isha lojtari që Reali bleu pasi mundi të gjitha klubet e tjera dhe dukesha si një nxënës shkolle që erdhi për të vizituar stadium”, kujton norvegjezi.
Megjithatë, ai thotë se ishte një përvojë e madhe për të dhe diçka që shënoi jetën e tij.
“Ishte e pabesueshme, dhe unë isha shumë i vogël për të vozitur dhe për të shkuar në stërvitje vetë. Babai im më ngiste çdo ditë, dhe unë luaja me Iscon, Ronaldon, Ramosin, Modricin, Balen, Benzeman. Ai më voziste si do të shkoja në shkollë, dhe të gjithë ishin të mrekullueshëm, sidomos lojtarët që flisnin anglisht. Ata u kujdesën veçanërisht për mua”, thotë kapiteni i Arsenalit.
Norvegjezi që po udhëheq Arsenalin drejt titullit të kampionit, thotë se mediat nuk ishin miqësore me të.
“Mediat më persekutuan sepse nuk i përmbusha menjëherë pritshmëritë. Isha objektiv i lehtë për ta dhe ishte e lehtë të shkruaje, sepse po vuaja atë mënyrë të re jete. Nëse do të isha spanjoll, ndoshta do të kishin dhënë pak më shumë mundësi për të pasur sukses, dhe sinqerisht, është e çuditshme se si në futbollin modern nuk ka rrugë të mesme, vendoset menjëherë, ose je nënshkrimi më i mirë i të gjitha kohërave ose të je lojtari më i keq”, tregon Odegaard.
Reali fillimisht e huazoi lojtarin te Arsenali në vitin 2021, dhe Topçinjtë e blenë atë një vit më vonë dhe shpejt e bë edhe kapiten./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

“Një nga transferimet më të këqija në histori” – ish futbollisti i Manchester United ‘godet’ Mason Mountin

Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për “Euro 2026”

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker