LAJMI I FUNDIT:

Mbi 6300 persona të vdekur deri më tani në Turqi dhe Siri

Mbi 6300 persona të vdekur deri më tani në Turqi dhe Siri

Të paktën 6,326 njerëz kanë mbetur të vdekur nga tërmeti me magnitudë 7.8 ballësh të Rihterit që ka goditur Turqinë dhe Sirinë.

Numri i të vdekurve u rrit në 4,544 sot në Turqi, ku u prekën 10 provinca, njoftoi Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Numri i të vrarëve në Siri është më shumë se 1782, raporton bbc.


Motra mbron vëllanë nën gërmadha në Siri - pamjet bëhen virale në rrjetet sociale
Lexo po ashtu Motra mbron vëllanë nën gërmadha në Siri - pamjet bëhen virale në rrjetet sociale

Më shumë se 970 njerëz u vranë në zonat e kontrolluara nga opozita, thanë Helmetat e Bardha Siriane, të njohura edhe si Mbrojtja Civile Siriane.

Në zonat nën kontrollin e qeverisë, numri i të vdekurve është 812, raporton agjencia shtetërore e lajmeve SANA.

Të paktën 30,474 njerëz u plagosën në të dyja vendet, sipas qeverisë turke, Helmetave të Bardha dhe mediave shtetërore siriane. /Telegrafi/