Pas kritikave të shoqërisë civile që procesi për përzgjedhjen e kandidatëve për guvernator të BQK-së, ky proces po cilësohet i dyshimtë edhe nga kanidatët që aplikuan për këtë pozit.
Guvernatori i tashëm, Fehmi Mehmeti, i cili udhëheq që nga 2018 këtë institucion ka listuar dyshimet e tij për këtë proces, duke thënë se do i drejtohet gjykatës për drejtësi.
Banka Qendrore e Kosovës, gjatë ditës, i ka nisur Kuvendit të Kosovës, 4 emrat e kandidatëve të përzgjedhur për guvernator të këtij institucioni.
Përmes një njoftimi për media, nga BQK, kanë njoftuar se pas përfundimit të veprimeve procedurale, në listën e kandidatëve janë Ahmet Ismaili, Nexhat Kryeziu, Lulzim Ismajli e Shkendije Himaj.
“Pas përfundimit të veprimeve procedurale, sot më 01.02.2023 është dërguar në Kuvendin e Kosovës dhe Qeveri, lista e kandidatëve për pozitën e Guvernatorit/es të Bankës Qendrore të Kosovës, si në vijim:
Ahmet Ismaili – 35.3 pikë,
Nexhat Kryeziu – 34.0 pikë,
Lulzim Ismajli – 33.0 pikë,
Shkendije Himaj – 26.0 pikë.
Për sqarim, maksimumi i mundshëm i pikëve për pozitën si më lartë ka qenë 40 pikë”.
Megjithatë të dyshimtë, tërë këtë proces po e konsideron, guvernatori i tashmë i institucionit më të lartë financiar, i cili ishte në mesin e aplikuesve për këtë pozitë.
“Unë mendoj se ky proces komplet është i dyshimt dhe besoj dhe vlerësoj se Gjykata do të vendos në favor timin dhe krejt ideja dhe vonesa është që të më pengojë mua në rrugëtimin tim që të shkojë tutje në instanca gjyqësore”, ka deklaruar guvernatori Fehmi Mehmeti.
Ai thotë, se përkundër insistimit të dijë arsyet se pse nuk është në mesin e kandidatëve të përzgjedhur, një gjë e tillë nuk i është ofruar.
“Ende sot po flasim nga data 26, është dita e 7 ashtu sic e parasheh ligji për shpalosjen e dokumenteve publike, dhe nuk më është ofruar asnjë informat asnjë vendim, që do të kishin sqaruar dhe kishin dhënë detaje se pse nuk kam ecur më tutje”, ka thënë ai.
Mediumi ka provuar të marr një qëndrim nga kryetari i komisionit, Flamur Mrasori, por i njëjti ka thënë se duhet ti drejtohemi vetëm zyrës për media.
Por, për kritikat nga Mehmeti në lidhje me këtë proces, nuk janë përgjigjur nga zyra për media në BQK, derisa procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për guvernator të BQK-së, është kritikuar edhe nga shoqëria civile, për shkak të moslejimit të monitorimit. /RTVD/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak