LAJMI I FUNDIT:

Jorginho zbulon arsyen e transferimit te Arsenali, thotë fjalë të mëdha për Topçinjtë

Jorginho zbulon arsyen e transferimit te Arsenali, thotë fjalë të mëdha për Topçinjtë

Jorginho e ka pranuar se trajneri Mikel Arteta kishte një ndikim të madh në transferimin e tij në Arsenal nga Chelsea.

Topçinjtë kanë konfirmuar në ditën e fundit blerjen e ish-mesfushorit të Napolit, i cili kishte një kontratë që skadon në qershor me rivalët e tyre të qytetit, Chelsea.


Për këtë arsye, ata ishin në gjendje të siguronin nënshkrimin e tij për rreth 13.5 milionë duke përfshirë bonuset.

Jorginho zyrtarizohet si lojtar i Arsenalit
Lexo po ashtu Jorginho zyrtarizohet si lojtar i Arsenalit

Jorginho ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2024 në Emirates Stadium.

Ky ishte ndoshta lajmi më i madh në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit dhe ishte italiani që shpjegoi vendimin e tij për t’u bashkuar me Topçinjtë nga Chelsea. Fituesi i Euro 2020 pranoi se Arteta kishte një ndikim të madh në zgjedhjen e tij.

“Ai kishte një ndikim të madh sepse e di që ai u përpoq disa herë të më merrte më parë dhe nuk ndodhi për arsye të tjera, jo për shkak të dëshirave të mia. Pra, sigurisht, ai kishte një ndikim të madh”, ka thënë fillimisht Jorginho për faqen zyrtare të Arsenalit.

Arsenali solli sot vetëm lojtarin e dytë nga Italia në histori: Shumë pak e mbajnë mend të parin
Lexo po ashtu Arsenali solli sot vetëm lojtarin e dytë nga Italia në histori: Shumë pak e mbajnë mend të parin

“Jam shumë i emocionuar për këtë sfidë të re dhe mezi pres të jem në fushë për të qenë i sinqertë! Gjithçka ka ndodhur kaq shpejt. Isha pak i befasuar, por shfrytëzova rastin e kësaj sfide mahnitëse”.

“Është një fanellë e rëndësishme. Është një klub i mrekullueshëm, i madh, dhe unë jam shumë i emocionuar dhe i lumtur që jam këtu”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori