Arratisjet nga burgu bëhen përditshmëri, OBRM-PDUKM thotë se të arratisurit janë të afërt me pushtetin
Edhe një arratisje tjetër nga Burgu i Shutkës në Shkup. Arif Alili nga Kërçova i dënuar me tre vite burg, dy ditë më parë në rrethana të panjohura është arratisur nga burgu. Siç mëson jozyrtarisht Alsat, Alili është arratisur 5 muaj para se ta vuaj dënimin e plotë. Nga Burgu i Shutkës por edhe nga Drejtoria e Sanksioneve nuk iu përgjigjën pyetjeve të Alsat lidhur me rrethanat e arratisjes së Alilit. Nga OBRM-PDUKM, e cila denoncoi ikjen akuzojnë pushtetin duke theksuar se arratisjet nga burgjet kanë lidhje me qeverinë, apo të ikësh nga burgu duhesh të jesh i artë me pushtetin, sipas opozitës.
“Kjo nuk mund të shihet më si një rastësi, këto janë dështime sistematike, nëse jo dështime sistematike, atëherë të qëllimshme. Ky nuk është më një shtet, por një territor i mafies, në të cilin të burgosurit mund të dalin lirisht nga burgu kur të duan. Vetëm dy javë më parë, Nafi Abdiovski, i burgosur me një album të tërë fotografik me gjithë SDS-në, u largua nga Shutka, autoritetet heshtën për Sokolin e dashur. Tani po ndodh një tjetër arratisje, dhe qeveria hesht dhe fshihet sërish. Sa të burgosur të tjerë duhet të lirohen nga Shutka për të mbajtur përgjegjësi? A duhet të bjerë gjak si në Idrizovë për të reaguar?”, tha Naum Stoillkov, OBRM-PDUKM.
Ministri i drejtësisë Nikolla Tupançevski thotë se drejtori i Sanksioneve tashmë është shkarkuardhe se Qeveria ka vendosur që përgjegjësia të jetë personale.
“Në komentimin, sugjerimin se si duhet të jetë epilogu juridik për të gjitha këto ngjarje që na ndodhin, duhet të ketë qasje komplimentare, kjo do të thotë se si do që të jetë përgjegjësia dhe për cilin do subjekt duhet të jetë individuale, e potencuar dhe konstatuar. Në këtë drejtim ende vazhdon hetimi, ende konstatohen defektet, mangësitë të cilat ishin të lidhura me ngjarjet e fundit e unë besoj e e gjithë kjo do të ketë edhe epilog juridik”, tha Nikolla Tupançevski, Ministër i Drejtësisë.
Për më pak se një muaj kjo është arratisja e dytë nga Burgu i Shutkës, dhe e treta me arratisjen spektakolare nga Burgu u Idrizovës së tetovarit Bekim Memeti, i cili gjatë arratisjes plagosi edhe një polic. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
KFOR-i bën patrullime në Istog
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë