LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja duhet të pranohet, çështja e Asociacionit dhe mungesa e përfaqësimit diplomatik në shumë shtete – gjithçka nga intervista me ish-kryediplomaten  

Marrëveshja duhet të pranohet, çështja e Asociacionit dhe mungesa e përfaqësimit diplomatik në shumë shtete – gjithçka nga intervista me ish-kryediplomaten  

Ish-kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se është koha që politika në Kosovë duhet të bashkohet dhe të lihen anash pazaret e së kaluarës, pasi dialogu tashmë ka hyrë në një fazë të re dhe çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk mund të kalohet lehtë.

Haradinaj-Stublla në një intervistë në “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu theksoi se presioni në dialog është shtuar shumë dhe tashmë palët po kërcënohen edhe me sanksione.


“Trysnia është shtuar, gjuha është ashpërsuar. Tashmë palët në dialog po kërcënohen edhe me sanksione. Vuçiqi veçse ka konfirmuar këtë gjë, mirëpo ende nuk e dimë cilat janë kërcënimet ndaj Kosovës nëse refuzohet plani franko-gjerman”.

“Po shihet se ka një mostolerancë nga ndërkombëtarët sa i përket përafrimit të qëndrimeve për planin franko-gjerman”, ka deklaruar Haradinaj – Stublla.

Ish-kryediplomatja thotë se trysnia ndaj Kosovës është asimetrike pasi pos për Asociacionin, po kërkohen lëshime tjera edhe për Kishën.

Ajo thotë se një marrëveshje finale do kohë, por që sipas saj mund të ketë një marrëveshje që mund t’i hapë rrugës për marrëveshje finale.

Ish-kryediplomatja: Duhet të pranohet marrëveshja, edhe nëse nuk vjen njohja nga Serbia
Lexo po ashtu Ish-kryediplomatja: Duhet të pranohet marrëveshja, edhe nëse nuk vjen njohja nga Serbia

“Për bashkësinë ndërkombëtare fuqia destabilizuese e Serbisë është shumë më e madhe duke pasur parasysh edhe lidhjet me Rusinë, sesa një destabilizim potencial që mund të shkaktonte Asociacioni. Ne normalisht se nuk do të duheshim të pajtohemi më këtë gjë, pasi kjo i shkon për shtati Serbisë”.

Asociacioni megjithatë sipas ish-ministres së Jashtme është ndër çështjet më polarizuese të shoqërisë dhe politikës në Kosovë.

“Është koha që të bashkohemi dhe t’i lëmë pazaret e së kaluarës. Kemi një trysni në derë dhe një Asociacion që nuk mund të kalohet aq lehtë”.

“Ne mund të blejmë kohë duke shtyrë Asociacionin, por avantazhi do t’i jepej Serbisë dhe do të mbeteshim në dialog permanent. Unë mendoj se duhet të ketë një marrëveshje edhe nëse nuk ekziston njohja defakto”, deklaroi tutje Haradinaj.

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla në një intervistë në “Përballje” në Telegrafi.com /Foto: Ridvan Slivova

Megjithatë ajo thotë se Qeveria duhet të punojë sa më shumë për të arritur një draft shumë më të favorshëm se ky që është tani.

Në këtë intervistë për Telegrafin, ish ministrja e Jashtme ka kritikuar Qeverinë sa i përket punës së diplomacisë, duke thënë se është shumë e heshtur në raport me agresivitetin e diplomacisë serbe.

“Nuk shohim instruksioni nga Prishtina zyrtare në drejtim të misioneve diplomatike të Kosovës në vende të ndryshme të botës. Nuk shohim objektiva të qarta të Kosovës, sidomos tani që jemi në këtë udhëkryqe ndërkombëtarë. Nuk po shohim se ka një shtrirje të diplomacisë në vendet ku nuk kemi përfaqësim diplomatik”, shtoi ajo.

Ish-kryediplomatja thotë se nuk mjafton vetëm fokusimi te pesëshja mosnjohëse e BE-së.

“Në vitin 2020 e patëm një mundësi të mirë për të marrë njohjen nga Greqia, por me refuzimin e gazsjellësit edhe kjo mundësi është venitur. Tashmë është e qartë se pesë shtetet mosnjohëse të BE-së nuk do të lëvizin në raport me njohjen në mënyrë individuale. Ato do të lëvizin në grup në kuadër të një dakordimi më të gjerë gjeopolitik”.

Haradinaj thotë se tashmë Kosova duhet ta heq këtë fokus pasi njohja e pesëshes nuk varet nga ajo.

“MPJ do të duhej të fokusohej në vendet ku Kosova e ka të dobët përfaqësimin diplomatik. Në Afrikë kemi vetëm një ambasadorë dhe një të ngarkuar me punë. Mos të flasim për Amerikën Latine apo Azi ku nuk kemi fare përfaqësim. Nuk kemi ambasada as në shtetet baltike. Nuk kemi ambasadorë fuqiplotë as në Izrael. Izraeli e ka nominuar ambasadoren ndonëse jo rezidente”.

Ajo vazhdon me kritika duke thënë se në shumë shtete njohëse nuk kemi ambasadorë fuqiplotë.

Ish-ministrja e jashtme e Kosovës në këtë intervistë ka folur edhe për rolin e opozitës në këto tema dhe diplomacinë e vendit, e cila sipas saj është inerte dhe e ngathtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori