LAJMI I FUNDIT:

Momenti surreal i Ancelottit me një tifoz: Më jep një çamçakëz, më jep çamçakëz

Momenti surreal i Ancelottit me një tifoz: Më jep një çamçakëz, më jep çamçakëz

Para se të fillonte ndeshja mes Real Madridit dhe Athletic Bilbaos, Carlo Ancelotti përjetoi një moment kurioz kur po përgatitej të ulej në stol.

Një tifoz që ishte menjëherë pas tij bëri një kërkesë surreale: t’i jepte çamçakëz. Fytyra e trajnerit të bardhezinjve ishte befasuese.


Videoja u shpërnda në TikTok nga përdoruesi @babaychou dhe shfaqi një nga skenat më qesharake të duelit mes skuadrës së Valverdes dhe Real Madridit.

Italiani nuk ngurroi t’i jepte tifozit një çamçakëz, e ky moment padyshim se u bë viral në rrjetin social.

Kampioni në fuqi mori të tri pikët në këtë duel, në një lojë të vështirë për djemtë e Ancelottit dhe në të cilën golashënuesit ishin Karim Benzema dhe Toni Kroos. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by 433 (@433)