LAJMI I FUNDIT:

Dani Alves ofroi versionin e tij të akuzave për përdhunim përpara se të arrestohej

Dani Alves ofroi versionin e tij të akuzave për përdhunim përpara se të arrestohej

Para se të arrestohej për akuzat për përdhunim në Spanjë të premten, Dani Alves ofroi versionin e tij të ngjarjes, duke deklaruar se miqtë dhe familja e tij e dinë se pretendimet për sulm seksual nuk janë të vërteta.

Mbrojtësi 39-vjeçar mohoi të njihte viktimën e supozuar, por pranoi se ishte në klub atë natë. Në një video të publikuar nga media spanjolle “Y Ahora Sonsoles” më 5 janar, braziliani thotë se ai kurrë nuk ishte në hapësirën e askujt pa pëlqim.


“Do të doja të mohoja gjithçka”, deklaroi Alves. “Unë isha në atë vend, isha me njerëz të tjerë duke u kënaqur. Të gjithë ata që më njohin e dinë që më pëlqen të kërcej. Të shijoj veten, por pa ndikuar në hapësirën e të tjerëve. Gjithmonë duke respektuar mjedisin. Këto vite nuk kam cenuar kurrë hapësirën e dikujt pa autorizim”.

Dani Alves po akuzohet për ngacmim seksual - por si dhe ku dyshohet se ndodhi ngjarja
Lexo po ashtu Dani Alves po akuzohet për ngacmim seksual - por si dhe ku dyshohet se ndodhi ngjarja

Alves aktualisht është në paraburgim pa lirim me kusht pasi një grua 23-vjeçare pretendoi se ai e përdhunoi atë në klubin e natës Sutton në Barcelonë në natën e Vitit të Ri. Më 2 janar, e reja zyrtarizoi ankesën dhe zyrtarët hapën një hetim.

Ai u ndalua në stacionin e policisë “Mossos d’Esquadra” në Les Corts përpara se të transferohej në Ciutat de la Justicia në Barcelonë.

Alves pastaj përmendi çuditërisht se njerëzit në një klub nate nuk kanë nevojë për leje për të hyrë në një banjë.

“Kur zgjidhni të shkoni në banjë, nuk keni pse të pyesni se kush është në banjë për të shkuar”, deklaroi Alves. “Më vjen shumë keq, por nuk e di kush është ajo zonjë. Nuk e di emrin e saj, nuk e njoh. Nuk e kam parë kurrë në jetën time”.

Alves gjithashtu u kërkoi njerëzve që të ndalonin së foluri për akuzat sepse njerëzit e afërt të tij po lëndoheshin.

Ekipi i futbollit MX Pumas ia shkëputi kontratën Alvesit menjëherë pas arrestimit të tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Kalo në kategori