LAJMI I FUNDIT:

A po përballet Putini me një luftë për pushtet me një ish-aleat të tij?

A po përballet Putini me një luftë për pushtet me një ish-aleat të tij?

Një luftë e brendshme për pushtet duket se po ndodh në Rusi pasi “dy palë” janë shfaqur gjatë luftës në Ukrainë.

Nga njëra anë, Kremlini mbetet nën kontrollin e televizionit shtetëror të Rusisë dhe ka nxitur vlerësime pozitive për mënyrën se si po realizohet lufta.

Por në mediat sociale dhe në mesin e komunitetit ushtarak të blogerëve në aplikacionin e mesazheve Telegram, fama e një personi në veçanti po rritet: themeluesi i Wagner Group, Yevgeny Prigozhin, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Grupi Wagner është një grup privat mercenarësh, të rekrutuar shpesh nga burgjet ruse dhe me prirje për brutalitet dhe pamëshirshmëri.

Këta luftëtarë janë përfshirë kryesisht në lindje të Ukrainës – në veçanti, rreth zonave të kontestuara ashpër të Bakhmut dhe Soledar.

Sipas vlerësimit të fundit nga Instituti për Studimin e Luftës (ISW), Kremlini po vazhdon të kundërshtojë publikisht pretendimet e Wagner se ata ishin “përgjegjës i vetëm për marrjen e Soledar”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve drejtpërdrejt në televizionin e kontrolluar nga shteti, Vladimir Putin ia atribuoi sukseset e fundit të Rusisë në vijën e parë, planeve të hartuara nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm.

ISW, një institut me bazë në SHBA, tha se ajo ishte “ndoshta një përpjekje e qëllimshme për të minuar ndikimin e Prigozhin brenda hapësirës ruse të informacionit, duke pasur parasysh se Putini nuk është përmbajtur më parë nga komentimi i përparimeve taktike në Ukrainë”.

“Putin mund të ketë kërkuar gjithashtu të demonstrojë se ruan kontrollin mbi mediat tradicionale ruse, ndërsa Prigozhin vazhdon të rrisë një audiencë në Telegram dhe rrjete të tjera të mediave sociale”, thuhet në deklaratë, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes ruse dukej se me qëllim shmangte përmendjen e forcave Wagner në një përditësim mbi sulmet rreth Bakhmutit.

Prigozhin ka qenë një aleat i ngushtë i presidentit rus, por muajt e fundit ai ka qenë publikisht kritik ndaj Ministrisë së Mbrojtjes ruse dhe duket se e ka pozicionuar veten si një përgjigje ndaj dështimeve ushtarake të Moskës.

Në komentet e fundit, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se raportet për një konflikt të vazhdueshëm midis Prigozhin dhe Ministrisë së Mbrojtjes janë “produkte të manipulimeve të informacionit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mbyllja e institucioneve paralele serbe në Kosovë, Vuçiq thotë se funksionojnë shëndetësia dhe arsimi

Mbyllja e institucioneve paralele serbe në Kosovë, Vuçiq thotë se funksionojnë shëndetësia dhe arsimi

Botë
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Vulin në takim me Putinin: Serbia e udhëhequr nga Vuçiq nuk do të jetë kurrë pjesë e NATO-s dhe as nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë

Vulin në takim me Putinin: Serbia e udhëhequr nga Vuçiq nuk do të jetë kurrë pjesë e NATO-s dhe as nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë

Serbia
Ligjvënësit rumunë miratojnë dhurimin e sistemit të raketave Patriot në Ukrainë

Ligjvënësit rumunë miratojnë dhurimin e sistemit të raketave Patriot në Ukrainë

Botë
Për shkak të thatësirës në Greqi, pas 30 vitesh rishfaqet fshati në një liqen artificial

Për shkak të thatësirës në Greqi, pas 30 vitesh rishfaqet fshati në një liqen artificial

Botë
Kalo në kategori