LAJMI I FUNDIT:

LSDM: 2022 me investime të huaja rekorde në TIDZ

LSDM: 2022 me investime të huaja rekorde në TIDZ

Vitin 2022 e mbyllëm me 43 milionë euro investime të huaja në Zonat e Zhvillimit Industrial Teknologjik. Në të njëjtën periudhë janë hapur 2.300 vende pune në zonat TIDZ, me paga më të larta se mesatarja e vendit, tha zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

Ajo theksoi se ndihma e shtuar shtetërore për kompanitë vazhdon.


“Vitin 2022 e mbyllëm me një pagesë rekord prej 23 milionë eurosh, si dhe një numër rekord të kompanive të mbështetura, pra 410 kompani sipas Ligjit për financa dhe mbështetje të investimeve. Numri i kompanive si dhe buxheti i mbështetjes po rritet çdo vit nga viti 2017 e në vazhdim.

Në vitin 2022 kemi 79% rritje të mbështetjes së paguar financiare, pra nga 12,9 milionë euro në vitin 2021 në 23 milionë euro në vitin 2022”, tha Kuzeska në një konferencë për media.

Sipas saj, e gjithë kjo jep një kontribut të madh në ruajtjen e stabilitetit ekonomik, por edhe në rritjen e pagave dhe uljen e papunësisë./Telegrafi/