LAJMI I FUNDIT:

Oferta miliona euroshe për të takuar Messin dhe Ronaldon

Oferta miliona euroshe për të takuar Messin dhe Ronaldon

Më 19 janar në Riad, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të takohen sërish në fushë. Njëri do të veshë fanellën e Paris Saint-Germain, ndërsa tjetri do të veshë atë të një skuadre yjesh të Arabisë Saudite me lojtarë nga Al-Hilal dhe Al-Nassr, klubi i ri i yllit portugez.

Pritshmëria në vend është në kulmin e saj dhe një nga stimujt që është promovuar ditët e fundit është se aktualisht po zhvillohet një ankand.


Ankandi ka të bëjë me marrjen e biletës që quajtur ‘Përtej imagjinatës’, e cila jep mundësinë e takimit me dy yjet më të mirë të futbollit botëror.

Përveç shikimit të ndeshjes, fituesi do të ketë mundësinë të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe të hyjë në të dyja zhveshtore, që do të thotë se ata mund të takojë fizikisht Ronaldon dhe Messin.

Biznesmeni saudit Mushref Al-Ghamdi ka hedhur në tavolinë 2.6 milionë dollarë apo 2.4 milionë euro për biletën dhe deri më tani menaxheri i përgjithshëm i grupit të pasurive të paluajtshme AqarOne po udhëheq ankandin për biletën.

Ankandi do të mbyllet më 17 janar, dy ditë para ndeshjes.

Padyshim që do të jetë një ribashkim plot kuriozitet dhe pritshmëri.

Kjo pasi të dy lojtarët nuk janë parë në fushë që nga viti 2020, kur Juventusi i Ronaldos mundi Barcelonën 3-0 në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Liga e Kampionëve
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Të penduar për qëndrimin e Xavit, Barcelona në kontakt me top trajnerin për vitin 2025

Të penduar për qëndrimin e Xavit, Barcelona në kontakt me top trajnerin për vitin 2025

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Kalo në kategori