LAJMI I FUNDIT:

Kishte raste, por jo edhe gola – mbyllet pjesa e parë në duelin mes PSG dhe Dortmundit

Kishte raste, por jo edhe gola – mbyllet pjesa e parë në duelin mes PSG dhe Dortmundit

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Paris Saint-Germain dhe Dortmundit në Ligën e Kampionëve

Dy skuadrat e nisën përballej me një kujdes të shtuar, duke pritur gabimin e njëra-tjetrës, por që një gjë e tillë nuk ndodhi.


Rastin e parë serioz në ndeshje e krijoi Dortmundi, kur rrezikoi me anë të Julian Ryerson në minutën e 19-të, por që goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën e djathtë.

Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme
Lexo po ashtu Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

PSG mundohej të gjente hapësira në mbrojtjen e mysafirëve me Kylian Mbappen dhe Ousmane Dembelen, mirëpo dyshja nuk ishin efektiv.

Dortmundi lëshoi një tjetër rast shënimi, tani nëpërmjet Karim Adyemit, që lëshoi një goditje të fuqishme në minutën e 35-të, por Gianluigi Donnarumma ishte në vend.

Me gjasë në pjesën e dytë do të ketë së paku një gol, duke ditur se PSG  e ka humbur ndeshjen e parë në Gjermani me rezultat 1-0 dhe do shpresojnë që ta dërgojë ndeshjen së paku në vazhdime. /Telegrafi/

Na ndiqni në rrjetet tona socialeFacebookInstagramTikTokTwitter, Threads.