LAJMI I FUNDIT:

Meksika nuk e ekstradon djalin e “El Chapos” në SHBA

Meksika nuk e ekstradon djalin e “El Chapos” në SHBA

Një gjykatës meksikan pranoi të premten kërkesën e Ovidio Guzmanit për të mos e ekstraduar në Shtetet e Bashkuara.

Anëtari i profilit të lartë i kartelit Sinaloa, i cili u arrestua këtë javë gjatë një bastisje të përgjakshme duke lënë të paktën 29 të vdekur, aktualisht ndodhet në burgun e sigurisë maksimale Almoloya në Toluca.


Djaloshi 32-vjeçar, i njohur edhe si El Raton, është një nga djemtë e Joaquin “El Chapo” Guzman dhe renditet në listën e personave më të kërkuar të Uashingtonit. Megjithatë, vendimi i së premtes pezulloi “aktet që konsistojnë në dëbimin, ekstradimin dhe ekzekutimin e tij”, raporton cnn.

Arrestimi i së enjtes në qytetin e Culiacan, shteti Sinaloa, erdhi disa ditë përpara vizitës së presidentit amerikan, Joseph Biden në Meksikë për Samitin e Liderëve të Amerikës së Veriut.

Chapito u arrestua për herë të parë më 17 tetor të vitit 2019, në një operacion të njohur si “culiacanazo”, por u lirua disa orë më vonë për shkak të hakmarrjeve nga anëtarët e tjerë të bandës.

Ovidio Guzman Lopez, së bashku me vëllanë, Joaquin Guzman Lopez, kërkohet në Shtetet e Bashkuara për shitje të drogës. Sipas autoriteteve amerikane, vëllezërit bashkëpunuan për të shpërndarë kokainë, metamfetaminë dhe marihuanë midis viteve 2008 dhe 2018.

Karteli Sinaloa, të cilin Ovidio Guzman e drejton që nga arrestimi dhe dëbimi i babait të tij në SHBA, eksporton dhe shpërndan sasi të mëdha fentanili, heroine, metamfetamine, kokainë dhe marihuanë dhe gjithashtu dominon korridoret e drogës në Arizona dhe Kaliforni.

Sipas autoriteteve shëndetësore amerikane, fentanili, një opioid sintetik 50 herë më i fuqishëm se heroina, është përgjegjës për vdekje të shumta në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Amerika
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori