LAJMI I FUNDIT:

Dita kur Pele ndali luftën: Është një nga krenarit më të mëdha

Dita kur Pele ndali luftën: Është një nga krenarit më të mëdha

Pele pas vdekjes po nderohet nga të gjithë, ndërsa të shumta janë së ngjarjet që ai ishte pjesëmarrës dhe ndikoi për të mirë.

Ishte në 4 shkurt 1969, kur Pele arriti një armëpushim të çastit në Luftën Civile Nigeriane. E njohur edhe si Lufta e Biafras, ajo zgjati nga 5 korriku 1967 deri më 13 janar 1970 dhe mori afro një milion jetë.


Në mes të asaj periudhe gjigantët brazilian të futbollit Santos zbarkuan në Benin City për t’u përballur me një skuadër të këtij vendi.

“Dritat në qytet nuk ndizeshin natën. Vetëm hoteli dhe shtëpitë ishin të ndriçuara. Më kujtohet se pyeta menaxherin pse dhe ai më tha se ishte për të shmangur bombardimet e armikut”, tregon ish- lojtari Edu.

Ish-shoku tjetër i skuadrës së Peles, Ramos Delgado, kujtoi se lufta u ndal që ndeshja të vazhdojë.

“Fuqia e Peles ishte e pabesueshme. Më kujtohet kur shkuam në Nigeri dhe ai vend ishte në luftë, dhe djemtë e ndaluan luftën që Santos të mund të luante”, ka thënë Delgado.

Momenti më krenar i jetës së tij

Revista amerikane TIME raportoi në vitin 2005 se qeveria nigeriane dhe Republika e Biafras pranuan një armëpushim tre-ditor.

“Megjithëse diplomatët dhe emisarët ishin përpjekur më kot për dy vjet për të ndalur luftimet në atë që ishte lufta civile më e përgjakshme e atëhershme e Afrikës, mbërritja në Nigeri në vitin 1969 e legjendës së futbollit brazilian Pele solli një armëpushim tre-ditor”.

“Si qeveria dhe Republika e shkëputur e Biafras pranuan një armëpushim për të lejuar ekipin e tij, Santos , të luante dy ndeshje kundër ekipeve lokale. Për 72 orë, futbolli ishte më i rëndësishëm se lufta”, shkruhej  në artikullin e TIME.

Dy vjet më parë, Pele shkroi në Tëitter për armëpushimin gjatë Luftës Civile Nigeriane si një nga “krenaria e tij më e madhe”.

“Kam mësuar si fëmijë, me babanë tim Dondinho, se futbolli është një instrument për mirë”.

“Ai më mësoi atë mësim kur më pa duke dribluar një kundërshtar më të dobët pa asnjë nevojë dhe më kërkoi që gjithmonë të respektoja rivalët e mi. E mora këtë mësim përgjithmonë, duke përdorur gjithmonë talentin tim për dashuri dhe paqe”.

“Gjithmonë jam përpjekur ta dërgoj këtë mesazh, si futbollist dhe si burrë. Një nga krenaria ime më e madhe ishte që ndalova një luftë në Nigeri, në vitin 1969, në një nga turnet e shumta të futbollit që Santos bëri nëpër botë”.

“Na u kërkua të luanim një ndeshje miqësore në Benin City, në mes të një lufte civile, por Santos ishte aq i dashur saqë ata ranë dakord për një armëpushim në ditën e ndeshjes. U bë e njohur si dita që ‘ Santos ndaloi luftën’”, shkroi Pele. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori