Qytetarë të shumtë i janë përgjigjur ftesës së Partisë Socialdemokrate për protestë për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale që dënoi me 26 vjet burgim ish-komandantin e UÇK-së, Salih Mustafa.
Protestës i është përgjigjur edhe kryetari i OVL së UÇK-së, Faton Klinaku si dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ditë më parë në një konferencë për media kishte thënë se kjo protestë është e domosdoshme, pasi në Hagë po tentohet të shtrembërohet historia.
Partia Socialdemokrate (PSD) i ka dërguar gjithashtu shkresa deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të nisin procedurat për amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë.
Javën e kaluar, trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka shqiptuar aktgjykim fajësues ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa duke e dënuar atë me 26 vjet burgim. /Telegrafi/
Molliqaj kërkon ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se edhe 23 vjet pas çlirimit të Kosovës, ky çlirim ka kosto.
“Lufta për liri është shenja e shtetit tonë dhe procesi special është provë e gjallë. Edhe 23 vite pas çlirimit të Kosovës, çlirimi ka kosto. Shikojeni gjykimin e ushtarëve të lirisë në Hagë, e kjo është sakrifica. Shikojeni aktgjykimin e kësaj gjykate, ku thuhet se duhet të dënohet Salih Mustafa edhe kur plumbi është nga serbët. Procesi i speciales na ka nxjerr një mësim të mirë, liria duhet të mbrohet”, tha Molliqaj.
Ai po ashtu kërkoi ndryshimin e Ligjit të Dhomave të Specializuara nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
“Ftesa jonë është e qartë që duhet të bëhemi bashk nëse e kemi përnjëmend mbrojtjen e UÇK-së. Hashimi, Kadriu, Jakupi dhe Rexhepi janë udhëheqësit e UÇK-së, ata që nuk i duan udhëheqësit nuk e duan UÇK-së. Duhet të ndërrohet juridiksioni i kësaj gjykate. Neni 6 i këtij ligji duhet të kërkoj ndjekjen e krimeve e jo ndjekjen e UÇK-së. neni 16 po i jep mundësi gjykatës për ndjekje arbitrare. Përmes këtij neni nuk po kërkohen dëshmi dhe prova por po kërkohen komandantët dhe udhëheqësit që të dënohen. Me lejoni të ftoj të gjithë deputetët që të bëhemi bashk dhe të nisim nismën ligjore për ndryshimin e këtij ligji. Nëse deputetët nuk do ti përgjigjen ftesës për ndryshime ligjore, ne do të nisim nismën ligjore bashk me qytetarët për të ndryshuar këtë ligj. Këtë betejë nuk do ta ndalim”, ka thënë Molliqaj.
Klinika nga OVL e UÇK-së: Gjykata Speciale po gjykon vetëm shqiptarët
Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se Gjykata Speciale po gjykon vetëm shqiptarët e jo krimet e kryera në Kosovë nga pushtuesi serb.
Klinaku tha para protestuesve tha se Gjykata Speciale po e gjykon vetëm luftën çlirimtare të Kosovës.
“Që nga përfundimi i luftës së UÇK-së populli është përballur me shumë sfida… Gjykata Speciale gjykon vetëm shqiptarët e jo krimet e kryera në Kosovë nga pushtuesi”, tha ai.
Sipas tij, OVL e UÇK-së ishte kundër themelimit të Gjykatës Speciale.
Kuçi: Kur kriminalizohet UÇK-ja, atëherë kriminalizohet i tërë shteti i Kosovës
Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate tha para protestuesve se kur kriminalizohet UÇK-ja, atëherë kriminalizohet i tërë shteti i Kosovës.
“…kur kriminalizohet UÇK-ja, atëherë kriminalizohet i tërë shteti jonë. Na u tha që kur themelohet Gjykata Speciale, UÇK-ja shpërlahet. E siç po shihet e vetmja gjë që po na sillet nga kjo gjykatë është padrejtësi”, tha ajo.
Kuçi tha më tej UÇK është nën qielli dhe provë e kësaj lirie.
“Nëse kjo shoqëri është shtet atëherë UÇK-ja është vet liria. UÇK-ja është arsyeja që sot ekzistojmë”, ka thënë ajo.
Me pankarta në duar, protestuesit marshojnë në drejtim të qeverisë
Me qindra qytetarë janë mbledhur të shtunën për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale që dënoi me 26 vjet burgim ish-komandantin e UÇK-së, Salih Mustafa.
Protestuesit janë duke mbajtur në duar disa pankarta me emrat e ish krerëve të cilët janë duke u mbajtur në Hagë si dhe me një pankartë të madhe me mbishkrimin “Jo në emrin tim”, ata marshuan nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te sheshi “Skenderbeu”, duke brohoritur UÇK dhe “Jo në emrin tim”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City