LAJMI I FUNDIT:

Federata Franceze ka bërë një ankesë zyrtare për talljet e vazhdueshme të Emy Martinez ndaj Mbappes

Federata Franceze ka bërë një ankesë zyrtare për talljet e vazhdueshme të Emy Martinez ndaj Mbappes

Federata Franceze e Futbollit thuhet se ka bërë një ankesë zyrtare për talljet e vazhdueshme të portierit argjentinas Emiliano Martinez ndaj sulmuesit të tyre Kylian Mbappe.

Portieri i Aston Villa në mënyrë të përsëritur u tall me Mbappen pasi skuadra e tij mundi Francën në penallti pas një barazimi dramatik 3-3 në finalen e Kupës së Botës “Katar 2022” të dielën.


⁠Martinez fillimisht bëri thirrje për “një moment heshtje” për Mbappen gjatë festimeve në zhveshtore pas ndeshjes në Katar, përpara se të vazhdonte në të njëjtën mënyrë kur Argjentina u kthye në Buenos Aires për një paradë fitoreje.

Atje Martinez mbante një kukull me fytyrën e Mbappes duke e tallur brutalisht, pavarësisht se qëndronte pranë bashkëlojtarit të francezit në Paris St-Germain, Lionel Messi.

Këto gjeste të vazhdueshme të Martinezit nuk janë pritur aspak mirë nga drejtuesit e federatës franceze të futbollit.

Sipas mediumit The Telegraph, Federata Franceze e Futbollit ka bërë një ankesë zyrtare për talljet e vazhdueshme të portierit argjentinas Emiliano Martinez ndaj Kylian Mbappe.

Veprimet e Martinez kanë shkuar ‘shumë larg’ për Noel Le Graet, presidentin e FA franceze, pasi ai ka shkruar një letër zyrtare ankese.

“I kam shkruar homologut tim nga Federata Argjentinase, këto teprime më duken jonormale, në kuadër të një gare sportive dhe e kam të vështirë të kuptoj. Kjo po shkon shumë larg. Sjellja e Mbappe ka qenë shembullore”, ka thwn Le Graet.

/Telegrafi/