LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen dhjetëra doza me heroinë dhe kanabis në Vlorë, arrestohet pronari i banesës

Sekuestrohen dhjetëra doza me heroinë dhe kanabis në Vlorë, arrestohet pronari i banesës

Dhjetëra doza heroinë dhe kanabis janë sekuestruar në Vlorë ditën e sotme, ku në pranga ka rënë një 33-vjeçar.

Sipas një njoftimi, të Policisë së Shtetit është finalizuar operacioni policor i koduar “Prepare”, për goditjen e aktivitetit kriminal të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

“Sekuestrohen dhjetëra doza me heroinë dhe kanabis. Arrestohet në flagrancë pronari i banesës ku u gjetën dozat me lëndë narkotike”, thuhet në njoftim.


Tutje sipas njoftimit, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të kontrolleve për goditjen e aktivitetit kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Prepare”.

“Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi N. G., 33 vjeç, banues në lagjen ‘29 Nentori’, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 82 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe 12 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa”, bëhet e ditur në njoftim.

Nga veprimet hetimore, siç bën të ditur policia dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike dhe më pas i përgatiste në doza, në banesën e tij, me qëllim shitjen e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paralajmërimi për bllokim të pikave kufitare të Kosovës me Serbinë, Policia me plan operativ

Paralajmërimi për bllokim të pikave kufitare të Kosovës me Serbinë, Policia me plan operativ

Lajme
Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Lajme
Rojeviq: Nesër në orën 18:00 nis bllokimi i kufirit me Kosovën

Rojeviq: Nesër në orën 18:00 nis bllokimi i kufirit me Kosovën

Lajme
Këshilltari i Kurtit i përgjigjet ambasadorit gjerman: Kosova ka zgjidhje kompromisi, Serbia po kushtëzon

Këshilltari i Kurtit i përgjigjet ambasadorit gjerman: Kosova ka zgjidhje kompromisi, Serbia po kushtëzon

Lajme
Ish-ambasadori amerikan në NATO, Volker: Perëndimi po e fuqizon Vuçiqin, i cili po përpiqet ta bëjë Serbinë një Rusi të Ballkanit

Ish-ambasadori amerikan në NATO, Volker: Perëndimi po e fuqizon Vuçiqin, i cili po përpiqet ta bëjë Serbinë një Rusi të Ballkanit

Lajme
Ibishi: Vuçiqi do të përdor gjithçka për eskalim të situatës në Ballkan

Ibishi: Vuçiqi do të përdor gjithçka për eskalim të situatës në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori