LAJMI I FUNDIT:

Kaos në aeroportin e Cyrihut, brenda aeroplanit që do të nisej për Prishtinë futet mjegulla – pasagjerët hapin dyert

Kaos në aeroportin e Cyrihut, brenda aeroplanit që do të nisej për Prishtinë futet mjegulla – pasagjerët hapin dyert

Një ngjarje jo e këndshme u ka ndodhur pasagjerëve të një fluturimi që ishte planifikuar të nisej për Prishtinë nga Cyrihu mëngjesin e hershëm të ditës së sotme. Mjegulla që ngjasonte si tym, kishte depërtuar në hapësirat e brendshme të aeroplanit që duhej të fluturonte në Prishtinë. Pasagjerët të shqetësuar kanë hapur dhunshëm dyert e aeroplanit duke dalë jashtë.

Mëngjesin e së mërkurës gjithçka dukej në rregull për pasagjerët e fluturimit GM600 nga Zyrihu për në Prishtinë. Procedurat e sigurisë u kryen me kohë dhe pasagjerët u akomoduan në vendet e tyre.


Aeroplani duhej të ateronte në orën 5:45 por për shkak të temperaturave të ulëta, mjegulla depërtoi brenda dhe për pasagjerët kjo ngjasoi sy tym. Këtu filloi kaosi.

Një pasagjer tha për gazetën Blick tha se “pasi u hapën dyert, tymi u fut brenda”, pastaj shpërtheu paniku.

Pasagjerët thonë se situate ishte konfuze edhe nga ana e bordit. Sipas tyre në fillim ishte njoftimi “ngrihu dhe largohu nga aeroplani”, pastaj papritmas dyert mbyllen dhe ekuipazhi i fluturimit u kërkon pasagjerëve të ulen qetësisht.

Pasagjeri raporton se më pas, njerëzit thyen vetë dyert.

Megjithëse kompania ajrore Chair thotë se nuk ishte tym, por për pasagjerët, situata u bë tepër e ndjeshme.

Megjithatë, për një kohë të gjatë, të 132 pasagjerëve nuk iu desh të rrinin në të ftohtë, por u kthyen në terminalin 2 të aeroportit.

Që atëherë, atyre u është dashur të durojnë atje, pa asnjë informacion se si të procedojnë.

Zyrtarisht linja ajrore thotë se situata nuk ishte e rrezikshme për pasagjerët dhe e gjitha ndodhi kur mjegulla u fut në avion përmes sistemit të ventilimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori