LAJMI I FUNDIT:

Vendet premtojnë më shumë se 1 miliard euro për të ndihmuar Ukrainën

Vendet premtojnë më shumë se 1 miliard euro për të ndihmuar Ukrainën

Shtatëdhjetë vende dhe institucione në mbarë botën bënë zotimin për ndihmë të menjëhershme gjatë një konference në Paris.

Franca priti takimin global për të diskutuar se çfarë mund të ofrohet për të ndihmuar Ukrainën të ruajë furnizimet me ujë, ushqim, energji, kujdes shëndetësor dhe transport gjatë dimrit zakonisht të ashpër.

Rusia ka synuar vazhdimisht infrastrukturën kryesore të Ukrainës, duke zhytur zona të mëdha në ndërprerje të energjisë dhe duke lënë shumë pa ngrohje, raporton skynews.


Ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna tha se 415 milionë euro nga paratë do t’i kushtohen sektorit energjetik të Ukrainës.

Ajo vuri në dukje se pjesëmarrja e vendeve joperëndimore si Katari dhe Kamboxhia tregoi një mbështetje të zgjeruar për Ukrainën.

Konferenca ka qenë gjithashtu një mundësi për presidentin francez, Emmanuel Macron për të bërë të qartë mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.

Disa aleatë evropianë dhe zyrtarë ukrainas kanë kritikuar nivelin e mbështetjes ushtarake të ofruar nga Franca, si dhe komentet e Macronit që duhet të bisedohet me presidentin rus, Vladimir Putin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Ministri italian i Kulturës e pranon me lot në sy se tentoi ta punësojë të dashurën si këshilltare në ministri

Ministri italian i Kulturës e pranon me lot në sy se tentoi ta punësojë të dashurën si këshilltare në ministri

Evropa
Papa dhe imami indonezian bëjnë thirrje të përbashkët për paqe, vizitojnë tunelin që lidhë xhaminë me një katedrale katolike

Papa dhe imami indonezian bëjnë thirrje të përbashkët për paqe, vizitojnë tunelin që lidhë xhaminë me një katedrale katolike

Azia
Sulm me dronë ujor në portin rus në Detin e Zi

Sulm me dronë ujor në portin rus në Detin e Zi

Evropa
Policia gjermane qëllon “të dyshuarin” në afërsi të konsullatës izraelite nw Mynih

Policia gjermane qëllon “të dyshuarin” në afërsi të konsullatës izraelite nw Mynih

Evropa
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Botë
Kalo në kategori