Në Francë, 40 nga 56 reaktorë bërthamorë janë lidhur sërish me rrjetin. Siç tregohet nga operatori EDF, në shërbim së fundmi janë vënë sërish tre reaktorë të tjerë.
Për shkak të problemeve teknike dhe punimeve të mirëmbajtjes, prodhimi i energjisë elektrike në Francë është prej muajsh në nivel historik të ulët. Qeveria në Paris u bën thirrje rregullisht familjeve dhe bizneseve të kursejnë energji elektrike.
EDF vlerëson se konsumi ra me rreth dhjetë për qind në nëntor krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, kryesisht për shkak të industrisë. Për shkak të çmimeve të larta të energjisë, disa kompani kanë ulur prodhimin e tyre.
Ndërprerje e energjisë në Paris: 125 mijë konsumatorë të prekur
Një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike ka ndodhur në kryeqytetin e Francës, Paris. Siç raportojnë disa agjenci lajmesh u prekën 125 mijë konsumatorë. Për shumicën e shtëpive, furnizimi me energji elektrike u rivendos para mesnatës. Operatorët e sistemit energjetik thonë se shkaku i ndërprerjes ishte një problem me një transformator.
Autoritetet franceze po përgatiten për ndërprerje të tjera të energjisë elektrike prej disa orësh në dimër. Për këtë qëllim bëhet një simulim kompjuterik në prefektura. Një shtab i krizës që bashkon disa ministri po punon aktualisht mbi një hipotezë prej gjashtë deri në dhjetë ndërprerje të energjisë elektrike në dimër.
Ato do të zgjasin maksimumi dy orë dhe do të preknin deri në gjashtë milionë njerëz në të njëjtën kohë. Spitalet, pacientët që varen nga pajisjet elektrike shtëpiake, stacionet e zjarrfikësve, policia dhe vende të ndryshme industriale nuk do të kishin ndërprerje. Presidenti Emmanuel Macron thekson se bëhet fjalë për përgatitjen për situata emergjente.
“Unë nuk besoj në skenarë frikësues”, tha Macron.
Importe të energjisë elektrike veçanërisht nga Gjermania
Për herë të parë në dekada, Franca po importon më shumë energji elektrike këtë vit sesa eksporton. Energjia elektrike vjen veçanërisht nga Gjermania, e cila nga ana e saj ka blerë gaz direkt nga Franca për herë të parë që nga tetori.
Me reaktorët bërthamorë që janë aktualisht në funksionim, fuqia është 39 Gigawatt, të instaluar janë 61 Gigavat. Gjatë verës, u mbyllën njëkohësisht deri në 32 reaktorë bërthamorë.
Reduktimi i prodhimit të energjisë elektrike në Francë është shqetësues edhe për landin federal gjerman të Baden-Württemberg-ut.
Sipas një dokumenti konfidencial të Ministrisë së Mjedisit në Shtutgart, nuk duhet të përjashtohen plotësisht ndërprerjet edhe në Baden-Württemberg, raporton e përditshmja Bild. Këto do të ishin “prerje të përsëritura” të cilat do të zgjasnin rreth një orë e gjysmë, specifikon dokumenti. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHekeni dertin e internetit gjatë Haxhit, 99esim.com ju ofron internet superior në Arabinë Saudite
Ligji i ri i komunikacionit sjell probleme për kompanitë e veturave me qira
Punë në Gjermani? Dy ndryshime me interes hyjnë në fuqi që nga 1 qershori
Telegrafi Jobs lidh punëkërkuesit me punëdhënësit
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve
Nxitja e imagjinatës tek fëmijët përmes platformës Brainhero.ai
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United