LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Qyteti Bakhmut tani është vetëm me ‘rrënoja të djegura’

Zelensky: Qyteti Bakhmut tani është vetëm me ‘rrënoja të djegura’

Forcat ruse kanë “shkatërruar” qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut, tha presidenti Volodymyr Zelensky, ndërsa ushtria e Ukrainës raportoi sulme me raketa dhe ajrore në pjesë të shumta të vendit.

Betejat e fundit të luftës nëntë mujore e gjysmë të Rusisë në Ukrainë janë përqendruar në katër provinca që presidenti rus Vladimir Putin deklaroi aneksimin e tyre në fund të shtatorit, raportoi Associated Press, transmeton Telegrafi.

Luftimet tregojnë ballafaqimet e Moskës për të vendosur kontrollin e rajoneve dhe vendosmërinë e Ukrainës për t’i rimarrë ato.


Zelensky tha se situata “mbetet shumë e vështirë” në disa qytete të vijës së frontit në provincat Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës lindore.

Së bashku, provincat përbëjnë Donbasin, një rajon industrial i shtrirë në kufi me Rusinë që Putin e identifikoi si një fokus që në fillim të luftës, ku separatistët e mbështetur nga Moska kanë luftuar që nga viti 2014.

“Bakhmut, Soledar, Maryinka, Kreminna. Për një kohë të gjatë, në tokën e këtyre zonave nuk ka mbetur asnjë vend banimi që nuk është dëmtuar nga predha dhe zjarri”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës me video.

“Okupatorët në fakt shkatërruan Bakhmutin, një qytet tjetër të Donbasit që ushtria ruse e ktheu në gërmadha të djegura”.

Ai nuk specifikoi se çfarë nënkuptonte me “të shkatërruar”, derisa disa ndërtesa mbetën në këmbë dhe banorët u panë në rrugët e qytetit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Ministri italian i Kulturës e pranon me lot në sy se tentoi ta punësojë të dashurën si këshilltare në ministri

Ministri italian i Kulturës e pranon me lot në sy se tentoi ta punësojë të dashurën si këshilltare në ministri

Evropa
Papa dhe imami indonezian bëjnë thirrje të përbashkët për paqe, vizitojnë tunelin që lidhë xhaminë me një katedrale katolike

Papa dhe imami indonezian bëjnë thirrje të përbashkët për paqe, vizitojnë tunelin që lidhë xhaminë me një katedrale katolike

Azia
Sulm me dronë ujor në portin rus në Detin e Zi

Sulm me dronë ujor në portin rus në Detin e Zi

Evropa
Policia gjermane qëllon “të dyshuarin” në afërsi të konsullatës izraelite nw Mynih

Policia gjermane qëllon “të dyshuarin” në afërsi të konsullatës izraelite nw Mynih

Evropa
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Botë
Kalo në kategori