Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga PDK dhe LDK kanë kërkuar koordinim ndërinstitucional për garantimin dhe sigurinë e procesit zgjedhor në veri, pas zhvillimeve të sotme, ku u sulmuan zyrtarët e KQZ-së dhe pati shpërthime me bomba atje.
Në anën tjetër, në mbledhjen e jashtëzakonshme të martën, dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kërkuan KQZ që t’iu dërgohet letër Bashkimit Evropian dhe KFOR-it që t’i kërkojnë Serbisë që mos të ndërhyjë përmes grupeve kriminale.
Anëtari i KQZ-së nga PDK, Ilir Gashi, tha se situata në veri është shqetësuese, pasi sot ka pasur rrezikim të jetës së zyrtarëve të KQZ-së. Ai kërkoi që të ketë konsultime me institucionet tjera se si të vazhdohet tutje.
“Raportet tregojnë se situata atje është shqetësuese. Ne duhet të jemi të vëmendshëm karshi zhvillimeve atje. Sot ne kemi pasur rrezikim të jetës së zyrtarëve komunalë atje. Fatkeqësisht, siguria fizike e tyre është bërë nga policia, por ata dhe ministria kanë dështuar për të krijuar kushtet dhe t’iu mundësohet përgatitja për zgjedhje… Duhet të konsultohen të gjitha institucionet për të marrë garanci të plota se ky proces do të garantohet atje, pasi përgjegjësia është e tyre”, tha ai.
Kritik u shfaq anëtari i KQZ-së, nga LDK, Sami Hamiti, i cili tha se institucionet e sigurisë kanë neglizhuar procesin e organizimit të zgjedhjeve në veri.
“Si do të sigurojë atë proces, prej fillimi ka qenë neglizhim i plotë. Ju e dini sa herë kam insistuar që të bëhen komunikimet me institucionet për sigurinë, sepse jemi vonë”, tha ai, transmeton KP.
Në anën tjetër, Sami Kurteshi, nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se policia dhe institucionet të tjera duhet të sigurojnë dhe garantojnë mbajtjen e zgjedhjeve në veri.
“Situata e krijuar po dëshmon atë që kam deklaruar se Lista Serbe me qëllimet e veta ka dëshmuar se është e interesuar të tregojë se pushtetin faktit e ka ajo, pa marrë parasysh ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës… KQZ e ka obligim përgatitjen dhe mbajtjen e zgjedhjeve atje. KQZ duhet të kërkojë nga Policia e Kosovës që të garantohet lëvizja e lirë, jetën e sigurt dhe mbajtjen e zgjedhjeve”, tha ai.
Ndërsa, kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, tregoi në detaje pengimin dhe sulmin e sotëm ndaj zyrtarëve të KQZ-së në veri.
“Pasi zyrtari ynë ka hyrë në zyre, nën sigurinë e Policisë së Kosovës, është vërejtur se disa nga punonjësit tjerë të administratës komunale janë duke u larguar me shpejtësi. Pasi këta punonjës janë larguar nga ndërtesa, duke shkaktuar një situatë paniku, është hedhur një mjet që mendohet se ishte shokë-bombë. Në ato momente, është dëgjuar alarmi i qytetit dhe zyrtari ynë është siguruar nga Policia e Kosovës, dhe pas ardhjes së Njësisë Speciale janë tërhequr. Gjatë daljes nga objekti i komunës ishin mbledhur turma të njerëzve. Ndërkohë, rreth orës 14:15 minuta, po ashtu nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, zyrtari ynë ka shkuar për t’u qasur në zyrën e KQZ-së në Mitrovicë të Veriut, e cila ndodhet jo larg nga ndërtesa e administratës komunale e kësaj komune. Sipas njoftimit që kemi pranuar nga zyrtari ynë, është se, me të arritur te kjo zyre është parë se dritaret e saj ishin të thyera. Fillimisht, zyrtarët e Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe të Ministrisë së Brendshme kanë tentuar që ta hapin derën e zyrës, por kanë hasur në vështirësi, për shkak se nuk ishte e mundur të hapej dera prej metali. Në atë kohë, sipas njoftimit që kemi pranuar, zyrtari unë tregon se në afërsi janë dëgjuar shpërthime të njëpasnjëshme dhe të shtëna me armë zjarri. Pas kësaj situate të tensionuar, zyrtari ynë dhe të MPB-së e MAPL-së janë tërhequr. Pas tërheqjes së zyrtarëve, sipas raportimeve të më pastajme, zyra e KQZ-së në Mitrovicën e Veriut është demoluar”, tha ai.
Zgjedhjet në katër komunat veriore janë caktuar të mbahen me datën 18 dhjetor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjykata Speciale, edhe nëntë viktima të tjera pranohen për të marrë pjesë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Regjistrohet edhe kryeministri Kurti: Ishte proces i thjeshtë dhe i shpejtë
“Kushtëzimi” i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit