LAJMI I FUNDIT:

Bugajski: Termi ‘normalizim’ është mashtrues, kjo për Beogradin nënkupton mosnjohje të Kosovës dhe provokim të konflikteve

Bugajski: Termi ‘normalizim’ është mashtrues, kjo për Beogradin nënkupton mosnjohje të Kosovës dhe provokim të konflikteve

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski ka folur rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi për çështjen e targave, duke thënë se termi “normalizim” është mashtrues sepse për Beogradin ‘normale’ nënkupton mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe provokimin e konflikteve për të parandaluar njohjen e ndërsjellë.

Bugajski në një postim në Twitter shkruan se pa barazi të plotë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian do të shuajnë pafundësisht zjarre.

“‘Normalizim’ është një term mashtrues. Për Beogradin ‘normale’ nënkupton mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe provokimin e konflikteve për të parandaluar njohjen e ndërsjellë.


Pa barazi të plotë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, SHBA-ja dhe BE-ja do të shuajnë pafundësisht zjarre”, shkruan Bugajski. /Telegrafi/