LAJMI I FUNDIT:

Golden Eagle Ylli humb nga Niners Chemnitz në Europe Cup

Golden Eagle Ylli humb nga Niners Chemnitz në Europe Cup
(Foto: basketbolli.com)

Kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli, ka pësuar humbje nga Niners Chemnitz me rezultat 72-101 (24:24, 13:34, 13:20, 22:23), në ndeshjen e pestë të grupeve në FIBA Europe Cup.

Vetëm çereku i parë i ndeshjes ishte i barabartë, që përfundoi 24:24, por më pas gjermanët ishin më të mirë. Ata në periudhën e dytë ishin bindshëm më të mirë dhe me lojë të shpejtë e gjuajtje të sakta thelluan epërsinë, duke shkuar në pushim me shifrat 37-58.


Mysafirët për një nuancë ishin më të mirë edhe në periodën e tretë, ku nuk lejuan Yllin të afrohet, madje e thelluan edhe më shumë epërsinë, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 50:78. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë formalisht dhe skuadra gjermane triumfoi 72-101.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Malcolm Armstead me 18 pikë dhe Henrik Sirko me 12, kurse te mysafirët më i miri ishte Arnas Velicka me 13 pikë e dhjetë kërcime.

Ylli ka një fitore e katër humbje në grupe, kurse Niners tri fitore e dy humbje.

Ndeshjen e ardhshme dhe të fundit në grupe, therandasit e zhvillojnë ndaj Bamberg, më 30 nëntor në Prizren.

Në trend Sport

Më shumë
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Bayern Munich – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i klasikes evropiane

Bayern Munich – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i klasikes evropiane

Liga e Kampionëve
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Nga tetë ndeshje ka vetëm një barazim dhe tjerat humbje: Ylli i Realit që nuk ka fituar kurrë përballë Bayernit

Nga tetë ndeshje ka vetëm një barazim dhe tjerat humbje: Ylli i Realit që nuk ka fituar kurrë përballë Bayernit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

Premier League
Kalo në kategori