LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri britanik thotë se Rusia duhet “t’i japë fund luftës barbare” ndërsa përballet me zyrtarët e Putinit në G20

Kryeministri britanik thotë se Rusia duhet “t’i japë fund luftës barbare” ndërsa përballet me zyrtarët e Putinit në G20

Rishi Sunak ka thënë se Rusia duhet “të dalë nga Ukraina dhe t’i japë fund kësaj lufte barbare” teksa u përball me zyrtarët e Vladimir Putinin në samitin e G20.

Kryeministri britanik i bëri komentet në seancën e parë të së martës, teksa kritikoi mungesën e presidentit rus në bisedimet në ishullin indonezian të Balit, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.


“Është e dukshme që Putini nuk u ndje në gjendje të bashkohej me ne këtu”, tha ai. “Ndoshta nëse do të kishte qenë, ne mund të vazhdonim me rregullimin e gjërave”.

“Sepse ndryshimi i vetëm më i madh që dikush mund të bëjë është që Rusia të largohet nga Ukraina dhe t’i japë fund kësaj lufte barbare”.

“Britania e Bashkuar e kundërshton këtë agresion. Ne do ta mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Putin zgjodhi të mos marrë pjesë në bisedime me vëzhguesit që thonë se zyrtarët po kërkojnë ta mbrojnë atë nga “dënimi” nga liderët botërorë.

Sunak qortoi gjithashtu Rusinë duke thënë se “vendet nuk duhet të pushtojnë fqinjët e tyre”.

Kryeministri britanik u gjend bashkë me liderët e 19 ekonomive më të mëdha në botë në Bali – takimi i parë në historinë 15-vjeçare të grupit që do të mbahet nën hijen e një lufte të madhe evropiane të nxitur nga një prej anëtarëve të tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Si në filma, policët amerikanë dhe dy persona të armatosur shtien mbi njëri-tjetrin – humbin jetën katër zyrtarë dhe katër tjerë plagosen

Si në filma, policët amerikanë dhe dy persona të armatosur shtien mbi njëri-tjetrin – humbin jetën katër zyrtarë dhe katër tjerë plagosen

Amerika
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Azia
Dy rezervistë izraelitë të vrarë në qendër të Gazës, u goditën gabimisht nga tanku i IDF-së

Dy rezervistë izraelitë të vrarë në qendër të Gazës, u goditën gabimisht nga tanku i IDF-së

Azia
Kalo në kategori