LAJMI I FUNDIT:

Stadiumi Khalifa

Stadiumi Khalifa

Qyteti pritës: Doha

Kapaciteti: 40 mijë


Ndeshjet e planifikuara: Ndeshjet e grupeve, fazën e 1/8-ave dhe ndeshjen për vendin e tretë.

Stadiumi Ndërkombëtar Khalifa u ndërtua fillimisht në vitin 1976, ndërsa u ridizenjua dhe u zgjerua më 2005-ën, për të shërbyer si qendra e Lojërave Aziatike 2006, të organizuara nga Katari.

Në strukturën e tij, stadiumi përmban harqe të gjera dhe stenda të mbuluara pjesërisht. Ai konsiderohet si qendra e Aspire Zone, një kompleks sportiv ky që përbëhet nga Aspire Academy for Sports Excellence, Hamad Aquatic Center, ASPETAR Sports Medicine Hospital dhe një sërë strukturash të tjera sportive.

Nëpërmjet disa korridoreve të shkurtra, stadiumi komunikon me Muzeun 1, 2, 3 Olimpik dhe Sportiv të Katarit, për të nxjerrë në pah lidhjen dhe krenarinë e këtij vendi me të kaluarën e tij, ndërsa vazhdon udhëtimin drejt një të ardhmeje emocionuese.

VIDEO