LAJMI I FUNDIT:

Ndeshje interesante në xhiron e pestë të Superligës së femrave në basketboll

Ndeshje interesante në xhiron e pestë të Superligës së femrave në basketboll
photo by: @Shpend Ahmeti

Xhiroja e pestë në Superligën e Femrave do të vë përballë skuadrat që shihen favorite ndaj atyre jo favorite, të paktën në letër.

Bashkimi pret fitoren e pestë këtë edicion, ku do të ndeshet me Vëllaznimin, që ka katër humbje në katër ndeshje, kurse prizrenaset kanë katër fitore.


Kampionia e Kosovës, Penza do të sfidohet nga Trepça. Vashat pejane kanë dy fitore e dy humbje, ndërsa ajo mitrovicase ka një fitore e tri humbje.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje zhvillohet ndërmjet United Basketball dhe Prishtinës, ku skuadra gjilanase ka dy fitore e dy humbje, ndërsa prishtinaset kanë tri fitore e një humbje.

Superliga e Femrave – Java 5

E premte

17:30 Bashkimi – Vëllaznimi

E shtunë

15:00 Penza – Trepça

E diel

14:15 United Basketball – Prishtina