LAJMI I FUNDIT:

Hendboll/ Kosova humb nga Ishujt Faroe, por kalon tutje fal fitores në ndeshjen e parë

Hendboll/ Kosova humb nga Ishujt Faroe, por kalon tutje fal fitores në ndeshjen e parë

Kosova ka pësuar humbje nga Ishujve Faroe me rezultat 29:28, por janë kualifikuar tutje për në raundin e dytë të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2023 në hendboll.

Kjo vjen pasi Kosova ndeshjen e parë të zhvilluar para dy ditësh e fitoi me rezultat 27:24.

Pjesa e parë përmbyllet me rezultat 16:16. Ndeshje ishte me rivalitet në 30 minutat e parë.

Kosova udhëhoqi me dy gola (8:6), por mysafiret përmbysen këtë epërsi.

Në minutën e 23-të, Ishujt Faroe kalojnë në epërsi me 3 gola (10:13), ndërsa në minutën e 28-të, Leonora Demaj shënoi për 16:16.

Në pjesën dytë, Ishujt Faroe shkëputen në epërsi me tre gola (17:20) por Kosova shpejt kundërpërgjigjet dhe barazon rezultatin 20:20.

Në minutën e 56-të, Ishujt Faroe kalojnë në epërsi me 26:27, pastaj me 26:28 dhe shtojnë presionin te dardanet.

Në fund Ishujt Faroe fituan me rezultat 29:28 por nuk i mjaftoi, ndërsa në taborin e Kosovës kishte festë të madhe.

Leonora Demaj u shqua me 11 gola në këtë takim, ndërsa paraqitje të mirë kishin edhe Njomza Kelmendi, Pashke Marku, Marigona Hajdari, Fitore Aliu, janë me të merituarat për kualifikim.

Kosova me mund të madh kualifikohet në raundin e dytë të Kampionatit Botëror. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet “çmenduria” e Messit – refuzoi 1.4 miliardë euro për t’u transferuar tek Inter Miami

Zbulohet “çmenduria” e Messit – refuzoi 1.4 miliardë euro për t’u transferuar tek Inter Miami

Ndërkombëtare
Nga thyerja e shpagetave deri te ajo e televizorit: Momentet më gazmore të tifozëve deri tani në

Nga thyerja e shpagetave deri te ajo e televizorit: Momentet më gazmore të tifozëve deri tani në "Euro 2024"

Përfaqësueset
Kush është tifozi shqiptar që hyri në fushë gjatë ndeshjes dhe cili ishte motivi i këtij veprimi

Kush është tifozi shqiptar që hyri në fushë gjatë ndeshjes dhe cili ishte motivi i këtij veprimi

Kombëtarja e Shqipërisë
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë
Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Përfaqësueset
Shaqiri konfirmon se do të largohet nga Chicago, tregon se ku do të luaj sezonin e ri

Shaqiri konfirmon se do të largohet nga Chicago, tregon se ku do të luaj sezonin e ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori