LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e VV-së i quajnë të dëmshme qëndrimet e opozitës karshi zhvillimeve në veri

Deputetët e VV-së i quajnë të dëmshme qëndrimet e opozitës karshi zhvillimeve në veri

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha dhe Mefail Bajqinovci, kanë reaguar lidhur me qëndrimet e partive opozitare karshi zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

Për largimin e përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës nga opozita e kanë fajësuar kryeministrin Albin Kurti, i cili ka refuzuar ta shtyjë zbatimin e reciprocitetit për targa të lëshuara nga Serbia për 10 muaj, siç kanë kërkuar aleatët ndërkombëtarë.


E deklarimet e tilla janë të dëmshme sipas deputetit të VV-së, Dimal Basha, i cili ka thënë se serbët po i bojkotojnë institucionet sepse kanë marrë urdhër nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiqi, e jo nga Amerika.

“E dyta, refuzimi i Kryeministrit nuk është për Amerikën, por për Vuçiqin, i cili vazhdimisht i lufton institucionet e Republikës dhe serbët që dojnë t’i respektojnë institucionet tona”, ka shkruar Basha në Facebook.

Tutje, deputeti ka thënë se opozita duhet ta kuptojë që kundërshtimi i vendimit të Qeverisë është refuzim i implementimit të marrëveshjes që vetë e kanë nënshkruar, e që Serbia nuk e ka respektuar nga viti 2016.

“Tani po kërkoni me vazhdu që mos m’u respektu?!  E fundit, dhe shumë e rëndësishme, fajin për çfarëdo destabilizimi në veri duhet faturuar Serbisë, jo Qeverisë sonë, sepse ne kemi policinë që po synon rend e ligj, kurse Serbia struktura paralele. Tani a ju duhet shpjegim shtesë se kush është destabilizuesi këtu?”.

“Ju përveç që nuk po ndihmoni, edhe po na dëmtoni, sepse kur po i thoni Albinit zmbrapsu, në fakt po i thoni Vuçiqit grahi!”, ka përfunduar ai.

Ndërsa, deputeti tjetër, Mefail Bajqinovci, është shprehur se opozita tani sikur kur ka qenë në veri është “e gatshme me u zmbraps edhe në situata kur Kosova ka të drejtë”.

“Albin Kurti dhe Vetëvendosja po dëshmojnë që përveç në qeverisje dallojnë shumë me klasën politike edhe në opozitëbërje. E opozita sot si në qeveri dje: e gatshme me u zmbraps edhe në situata kur Kosova ka të drejtë”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Drejtësi
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Lajme
Kalo në kategori