LAJMI I FUNDIT:

Një fushë e pafund varresh në Mariupol: Rusët shkruajnë numra në vend të emrave

Një fushë e pafund varresh në Mariupol: Rusët shkruajnë numra në vend të emrave

Këshilli i qytetit të Mariupolit njoftoi se mijëra varre të reja u shfaqën në varrezat e qytetit që ishte pushtuar nga forcat ruse.

Në videon që ata kanë publikuar, mund të shihen shumë varre mbi të cilat ka numra në vend të emrave.

“Varrezat në Mariupol po bëhen më të mëdha. Mijëra varrime të reja. Emrat janë të fshehur nën numra”, njoftoi këshilli i qytetit të Mariupolit.


“Okupatorët rusë i morën jetën. Na kanë mohuar mundësinë për të mësuar datën e vdekjes dhe vendin ku janë varrosur të afërmit tanë”, shtoi Këshilli.

Videoja që ata i bashkëngjitën raportit tregon shumë varre me kryqe dhe pllaka me numra. Më herët, këshilli i qytetit raportoi se në Mariupol, shumica e njerëzve jetojnë në tenda dhe gatuajnë ushqim në zjarr.

Kujtojmë se Mariupol ra nën kontrollin rus pas disa muajsh rezistencë nga mbrojtësit ukrainas. Shumica e të burgosurve ukrainas janë shkëmbyer, por shumë janë ende të zhdukur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës e krahasoi urdhrin e arrestit kundër Putinit me ato të Millosheviqit, Karaxhiqit e Mlladiqit

Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës e krahasoi urdhrin e arrestit kundër Putinit me ato të Millosheviqit, Karaxhiqit e Mlladiqit

Evropa
Vera e vitit 2024 është më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në planet

Vera e vitit 2024 është më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në planet

Botë
Britania do ta ndihmojë Ukrainën edhe me 650 raketa të tjera të fuqishme

Britania do ta ndihmojë Ukrainën edhe me 650 raketa të tjera të fuqishme

Evropa
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?

Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?

Botë
CNN siguroi pamjet: Rusët vranë pa mëshirë ushtarët ukrainas që u dorëzuan

CNN siguroi pamjet: Rusët vranë pa mëshirë ushtarët ukrainas që u dorëzuan

Evropa
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Kalo në kategori