LAJMI I FUNDIT:

Von Cramon: Propozimi për marrëveshjen me Serbinë është i mirë për Kosovën

Von Cramon: Propozimi për marrëveshjen me Serbinë është i mirë për Kosovën
Foto: Arkiv

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se propozimi për marrëveshjen Kosovë-Serbi që po qarkullon javëve të fundit është mjaft i mirë.

Ajo në emisionin “Kallxo Përnime” potencoi se secili që është në pushtet duhet të përpiqet ta pranojë.


“Kjo marrëveshje gjithëpërfshirëse ose propozimi i parë që është tani në tryezë, do të thoja se është një marrëveshje mjaft e mirë për Kosovën dhe unë do t’i rekomandoja secilit që është në pushtet këtu që të përpiqet ta pranojë këtë ofertë”- tha Viola von Cramon.

Sa i përket ofertës që po qarkullon nëpër internet, Von Cramon tha se disa pjesë të saj janë vendimtare për integrimin evropian të Kosovës.

“Kam dëgjuar disa pjesë të asaj që mendoj se është vendimtare për rrugën e integrimit evropian të Kosovës. Për shembull, mund të ndaj që kjo do të parandalonte lobimin e ashpër të Serbisë kundër Kosovës, për të qenë pjesë e institucioneve ndërkombëtare dhe evropiane. Mendoj se ky do të ishte një hap i rëndësishëm përpara”- shtoi ajo.

Eurodeputetja potencoi se këtë vit ka pasur proges në zbatim të disa marrëveshjeve si letërnjoftimet e energjia dhe gjatë vitit pritet edhe njohja e diplomave.

“Tani kemi njohjen e letërnjoftimeve të Kosovës në Serbi dhe kjo është një arritje e madhe. Jemi pranë një marrëveshjeje për energjinë, e cila në fakt tashmë është nënshkruar në mes të qershorit dhe tani i takon palëve të përshpejtojnë pak aspektin e procedurave. Ndoshta do të shohim edhe njohjen e diplomave universitare dhe atyre të shkollës së mesme gjatë vitit”- shtoi ajo.

Viola von Cramon shtoi se edhe çështja e personave të zhdukur është në tavolinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori