Është kthyer në rigjykim në Gjykatën Themelore të Pejës, rasti skandaloz i dhunimit të një të miture, dhunuesi i së cilës ishte dënuar me tetë muaj e tetë ditë burgim.
Seanca e parë është mbajtur këtë të mërkurë në orën 14:00.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës së Pejës, Tringa Zhuti.
Gjyqtarja e rastit Florije Zatriqi ishte suspenduar nga puna, me vendim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK). E njëjta ishte degraduar në Divizionin për Kundërvajtje.
Zhuti bëri të ditur se gjyqtar i rastit është caktuar Arben Mustafa.
Si kishte ndodhur rasti
Ishte janari i vitit 2012 kur një vajzë e mitur 15-vjeçare ishte përdhunuar në një shtëpi të pabanuar në Komunën e Gjakovës. Duke dalë nga spitali, e re dhe e pambrojtur ishte ndalë papritmas nga dy persona të cilët nën kanosjen e thikës e kishin marrë dhe dërguar në atë shtëpi. Ajo ishte dhunuar gjatë tërë natës, dhe sikur të mos mjaftonte për dhunim ishte ftuar edhe një person tjetër i mitur.
Nëntë vite më vonë, për këtë akt përdhunimi seksual u ngritën dyshime të mëdha mbi një gjyqtare dhe prokurore për mënyrën e gjykimit dhe vendosjes për këtë akt.
I akuzuari i cili kur kishte ndodhur përdhunimi ishte 21 vjeçar, u dënua nga gjykata me vetëm tetë muaj e tetë ditë burgim.
Dënimi kishte nxitur reagime të shumta, pasi Ligji për një vepër të tillë ka paraparë dënim nga 5 deri në 20 vite burgim.
Lidhur me këtë rast pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial, është zhvilluar një aksion simbolik nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist. Në këtë aksion simbolik është kërkuar të hetohet përgjegjësia disiplinore e gjyqtares së rastit, të shkarkohet gjyqtarja e rastit dhe të ofrohet transparencë e plotë për rastin. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit