LAJMI I FUNDIT:

Suspendohet gjykatësja Florije Zatriqi, e cila shqiptoi dënimin me tetë muaj e tetë ditë burgim për dhunimin e të miturës

Suspendohet gjykatësja Florije Zatriqi, e cila shqiptoi dënimin me tetë muaj e tetë ditë burgim për dhunimin e të miturës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka marrë vendim për suspendimin e gjykatëses së Gjykatës Themelore në Pejë,  Florije Zatriqi, e cila shqiptoi tetë muaj e tetë ditë burgim ndaj P.K., për dhunimin e të miturës.

Një gjë të tillë KGJK e ka bërë të ditur përmes një komunikate për media.

“Është themeluar paneli hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/10/2021/GJTHPE-AD/GJTHPE/15/21 dhe është vendosur për suspendimin e gjyqtares F.Z deri në një vendim tjetër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës”, thuhet në njoftimin e KGJK-së.

Dënimi me 8 muaj burg për dhunimin e 15-vjeçares, Supremja kërkon përgjegjësi disiplinore nga Gjykata Themelore në Pejë
Lexo po ashtu Dënimi me 8 muaj burg për dhunimin e 15-vjeçares, Supremja kërkon përgjegjësi disiplinore nga Gjykata Themelore në Pejë

Gjykatësja e Departamentit për të Mitur në Gjykatën Themelore në Pejë, Florije Zatriqi e ka dënuar me tetë muaj e tetë ditë burgim të akuzuarin P.K, për shkak të kryerjes së veprës penale të dhunimit.

Kjo vepër penale sipas Kodit të Përkohshëm Penal parasheh dënim nga 5 deri 20 vite burgim dhe këtë vendim gjyqësor të datës 23 korrik 2021, Zatriqi e kishte marrë si gjyqtare e vetme gjykuese në kundërshtim me Kodin e Drejtësisë për Të Mitur.

Lidhur me këtë, më 27 tetor 2021, kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci ka kërkuar nga kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, Armend Berisha që të ndërmarrë veprimet ligjore për të adresuar përgjegjësinë disiplinore lidhur me këtë rast. Për këtë rast, edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj prokurores Lirije Morina.

Dënimi me 8 muaj burg për dhunimin e 15-vjeçares, Kryeprokurori Lumezi kërkon të rishqyrtohet lënda
Lexo po ashtu Dënimi me 8 muaj burg për dhunimin e 15-vjeçares, Kryeprokurori Lumezi kërkon të rishqyrtohet lënda

Dënimi me 8 muaj e 8 ditë burgim për personin që dhunoi 15 vjeçaren në Gjakovë nga Gjykata Themelore e Pejës, kishte nxitur reagime të shumta.

Lidhur me këtë rast pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial, u zhvillua një aksion simbolik nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist. Në këtë aksion simbolik u kërkua të hetohet përgjegjësia disiplinore e gjyqtares së rastit, të shkarkohet gjyqtarja e rastit dhe të ofrohet transparencë e plotë për rastin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori