LAJMI I FUNDIT:

Dënimi me 8 muaj burg për dhunimin e 15-vjeçares, Supremja kërkon përgjegjësi disiplinore nga Gjykata Themelore në Pejë

Dënimi me 8 muaj burg për dhunimin e 15-vjeçares, Supremja kërkon përgjegjësi disiplinore nga Gjykata Themelore në Pejë
Foto: Arkiv

Lidhur me rastin e dënimit të të akuzuarit  për veprën penale “Dhunimi”, e që pretendohet se ka pas shkelje ligjore, kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Enver Peci, ka kërkuar nga kryetari i Gjykatës Themelore të Pejës, Armend Berisha që të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore si kryetar për të adresuar përgjegjësinë disiplinore lidhur me këtë rast.

Kështu thuhet në njoftimin për media të Gjykatës Supreme.


“Kryetari i Gjykatës Supreme zotohet se çdo rast i dyshimtë, pa përjashtim, nga bartësit e funksioneve gjyqësore, do të trajtohet në mënyre efikase dhe të drejtë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, pas vendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, e cila e ka dënuar me vetëm tetë muaj burgim të akuzuarin P.K për dhunimin e një vajze 15-vjeçare në vitin 2012, ka reaguar kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Ai ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, si autoritet kompetent, që të rishqyrtojë lëndën penale të prokurores Lirije Morina dhe nga të gjeturat të ndërmarrë  të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Dënimi me 8 muaj burg për dhunimin e 15-vjeçares, Kryeprokurori Lumezi kërkon të rishqyrtohet lënda
Lexo po ashtu Dënimi me 8 muaj burg për dhunimin e 15-vjeçares, Kryeprokurori Lumezi kërkon të rishqyrtohet lënda

Edhe Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se janë ndërmarrë veprimet për gjetjen e shkeljeve disiplinore apo ndonjë shkelje tjetër eventuale në rastin e dënimit me vetëm tetë muaj burgim të akuzuarin P.K për dhunimin e një vajze 15-vjeçare në vitin 2012.

Sipas komunikatës për medie, kjo është bërë pas koordinimit me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kërkesës së tij, për shqyrtimin e këtij rasti.

Dënimi me 8 muaj e 8 ditë burgim për personin që dhunoi 15 vjeçaren në Gjakovë nga Gjykata Themelore e Pejës, ka nxitur reagime të shumta.

Lidhur me këtë rast, një ditë më parë pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial, u zhvillua një aksion simbolik nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Në këtë aksion simbolik u kërkua të hetohet përgjegjësia disiplinore e gjyqtares së rastit, të shkarkohet gjyqtarja e rastit dhe të ofrohet transparencë e plotë për rastin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

Lajme
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Kalo në kategori