LAJMI I FUNDIT:

Milani në situatë të palakmueshme para ndeshjes me Dinamo Zagrebin

Milani në situatë të palakmueshme para ndeshjes me Dinamo Zagrebin

Nën shiun në Milanello, Milani filloi seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes jetike të nesërme në Ligën e Kampionëve kundër Dinamo Zagrebit.

Rossonerët aktualisht janë të tretët në Grupin E pas katër ndeshjeve, duke qenë dy pikë prapa vendit të dytë RB Salzburg dhe tre pikë prapa liderit të grupit, Chelseat.


Një fitore ndaj Zagrebit është synimi kryesor për Milanin, pasi ata luftojnë dëshpërimisht për një vend në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, diçka që mund t’i çojë të ardhurat e tyre totale nga Evropa në 60 milionë euro këtë sezon.

Siç theksohet nga TMW, Brahim Diaz dhe Sergino Dest kanë munguar të dy në seancën e sotme stërvitore të skuadrës në Milanello, ku i pari kryente stërvitje të personalizuara dhe i dyti në palestër. Të dy lojtarët u larguan të lënduar në fillim të pjesës së dytë të fitores ndaj Monzas dhe duket se do të humbasin ndeshjen e nesërme të Milanit kundër Dinamo Zagrebit.

Mike Maignan, Davide Calabria, Alessandro Florenzi, Alexis Saelemaekers dhe Zlatan Ibrahimovic janë gjithashtu të lënduar, dhe Fikayo Tomori është pezulluar pas kartonit të kuq në humbjen ndaj Chelseat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Ligat tjera
Kalo në kategori