LAJMI I FUNDIT:

Kostoja e pushtimit të rajonit të Khersonit

Kostoja e pushtimit të rajonit të Khersonit

Ka momente kur lufta në Ukrainë cilësohet si plotësisht e paimagjinueshme. Dëshmia e traumës së dukshme në fshatin Kreshchenivka është një nga ato raste, shkruan BBC.

“Rusët thoshin se janë çlirimtarë, por ata menjëherë filluan të na plaçkitin”, tha me lot në sy Fedir, i cili pranoi se rusët i morën veturën, mobilet dhe dyshekët, transmeton Telegrafi.

Madje sipas tij, çdo shtëpi në lagjen ku ai jetonte është shkatërruar nga forcat ruse. Ky 69-vjeçar jeton në pjesën e rajonit të Khersonit, që u çlirua së fundmi nga trupat ukrainase.


“Kam shumë kokëdhembje nga granatimet e bombardimet, ne pothuajse vdiqëm nga uria në muajt e parë të luftës”, shtoi ai.

Akoma nuk ka energji elektrike, ujë dhe banorët lokalë mbështeten në ushqimin që ua sigurojnë vullnetarët. Udhëtimi i ekipit të BBC-së me Fedirin, i dërgoi ata në rrugët e shkatërruara dhe varfëri të skajshme, të cilat sa vinin e bëheshin më të dëmtuara derisa lëviznin në drejtim të jugut, ku janë edhe vijat e para të frontit.

Në të djathtë, grumbujt e dheut të gërmuar për milje pranë rrugës binin në sy – si një masë mbrojtësve e ukrainasve për t’i detyruar forcat ruse të kalojnë në rrugën e vetme.

Por të paktë janë ata që arrijnë deri në fund të gjallë. 20 milje tutje, gjendet monumenti i shalqirit të ndryshkur që shënon valën e përparimit të Moskës.

Fushat janë mbushur me raketa ruse, që kanë mbetur të pashpërthyer për shkak të tokës së butë.

Fshatrat atje kryesisht janë shkatërruar nga pushtimi rus, por edhe nga çlirimi i fundit. Pavarësisht shkatërrimit të frikshëm, ka akoma lëvizje të njerëzve.

Veturat ukrainase riparoheshin anash rrugëve. Kamionët dhe tanket krijojnë zhurmë të madhe herë pas herë duke lëvizur në drejtim të qytetit të Khersonit.

Ka aktivitete të rëndësishme ushtarake. Një linjë logjistike e furnizimit formon një arterie drejt kundërofensivës së vazhdueshme të Ukrainës. Në anën tjetër rikthen jetën në fshatrat që rrethojnë Khersonin.

“Shumë njerëz larg vijës së frontit po festojnë”, tha një ushtar, i cili deshi të njihet vetëm nga nofka Gadfly.

“Të gjithë janë paksa nervozë për shkuarjen në vijën e frontit”, shtoi ai – duke theksuar se zemra rrah ndryshe nganjëherë, por se nuk pendohet për këtë dhe thotë se ka dalë vullnetar dhe është zotuar për çlirimin e vendit.

“Sapo të fillojnë të shtënat, i dëgjon tri frymëmarrje, disa të shara dhe gjërat lëvizin para”, shtoi ai.

Gadfly u mobilizua në mars dhe nuk është ushtar profesionist. Vendi i tij është në një moment kritik, por ai mendon se mund ta dëbojnë plotësisht Rusinë nëse Perëndimi vazhdon t’i mbështesë ushtarakisht – pra me armë moderne.

“Problemi është se fshatrat janë shkatërruar, nuk ka vend të fshihemi. Nëse nuk kemi epërsi ajrore, do të jetë e vështirë. Po na mbarojnë aeroplanët, tre apo katër u rrëzuan javën e kaluar”, shtoi ai.

Gadfly thotë se pavarësisht se janë dëbuar me forcë, është i bindur se njeriu mund të mësojë shumë për pushtuesin vetëm duke shikuar përreth.

Në një shkollë të cilën rusët e përdornin si bazë, furnizimet, municionet dhe mbeturinat e tyre janë shpërndarë në të gjitha drejtimet. Nuk janë gjurmë të një ushtrie të disiplinuar.

Sipas luftëtarit ukrainas që përdor nofkë për arsye sigurie, është një dëshmi tjetër se rusët po luftojnë si të mjerë dhe kur janë shfaqur forcat ukrainase ishin larguar me nxitim.

Derisa ecnin rrugëve të këtij rajoni, ekipi i BBC-së hasi në Alyonan në kopshtin e fëmijëve që dikur e menaxhonte. Jetoi nën okupim për dy muaj para se të arrinte të arratisej.

Ajo ishte futur në listën e zezë të rusëve, nën akuzat se kishte furnizuar fshatrat me ushqim dhe kishte ndihmuar të evakuoheshin civilët.

“Ata lanë pas vetes një tmerr, dhimbje dhe frikë. Kur erdha këtu për herë të parë pas çlirimit, qëndrova këtu dhe fillova të qajë. Është shumë e vështirë”, shtoi ajo.

Alyona pranoi se kur ishte takuar për herë të parë me një ushtar rus, ai e kishte pyetur se “kush e kishte lejuar që të jetoj kaq mirë”. Shtëpia e familjes së saj e punuar nga druri, ka mbetur e zbrazur pasi rusët morën gjithçka që kishte brenda.

Luftimet kanë filluar të përqendrohen përreth qytetit të Khersonit. Atje vazhdimisht ka rrënime nga artileria rreth 16 kilometra larg vendit ku qëndroi ekipi i BBC-së.

E derisa kontrolli i Rusisë në Kherson po vazhdon të dobësohet, po rritet frika se do të përdorë një politikë të “tokës së djegur”.

Politikanët kukulla të vendosur në poste nga Moska, së fundmi kanë “evakuuar” njerëzit nga ajo zonë.

Në anën tjetër, Ukraina po akuzon trupat ruse se po përgatiten për të hedhur në erë digën e afërt Kakhovka.

E Rusia po i mohon këto pretendime, por nëse do të ndodhte një gjë e tillë, Kievi thotë se do të çonte në përmbytjen e 80 vendbanimeve.

Ukrainasit besojnë se kjo tregon qasjen ruse, “nëse nuk mund ta kemi atë ne, atëherë askush nuk mund ta ketë”.

Për Ukrainën, çlirimi këtu është shumë i kontestuar dhe i ndërlikuar. Gjithashtu, nëse arrihet, nuk sjell lehtësim të menjëhershëm.

Megjithatë, sipas fjalëve të ushtarit ukrainas Gadfly, “çfarë zgjedhje kanë?” /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Stuhi e fuqishme goditi Italinë - tornadoja mori gjithçka në një plazh në Toskanë

Stuhi e fuqishme goditi Italinë - tornadoja mori gjithçka në një plazh në Toskanë

Evropa
Ushtria ukrainase kapi edhe një tank rus, këtë herë pranë Selidovës

Ushtria ukrainase kapi edhe një tank rus, këtë herë pranë Selidovës

Evropa
Vera e vitit 2024 është më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në planet

Vera e vitit 2024 është më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në planet

Botë
Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës e krahasoi urdhrin e arrestit kundër Putinit me ato të Millosheviqit, Karaxhiqit e Mlladiqit

Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës e krahasoi urdhrin e arrestit kundër Putinit me ato të Millosheviqit, Karaxhiqit e Mlladiqit

Evropa
Britania do ta ndihmojë Ukrainën edhe me 650 raketa të tjera të fuqishme

Britania do ta ndihmojë Ukrainën edhe me 650 raketa të tjera të fuqishme

Evropa
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Kalo në kategori