LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian dhe Pete Davidson kanë fjetur bashkë edhe pas ndarjes

Kim Kardashian dhe Pete Davidson kanë fjetur bashkë edhe pas ndarjes
Foto: Backgrid

Në atë që ishte një nga romancat më befasuese të vitit 2022, Pete Davidson dhe Kim Kardashian pushtuan botën, megjithatë pas ndarjes së tyre duket sikur dyshja kanë fjetur së bashku.

Në një shkrim të publikuar nga The Sun, ish-çifti ndanë një ‘fjetje të fshehtë’ në dhomën e hotelit të Kardashian në New York rreth dy muaj pasi u njoftua për ndarjen e tyre.

Shkrimi theksoi se Kardashian e bëri udhëtimin në New York pasi u kthye nga Java e Modës në Paris, ndërsa Davidson ishte duke filmuar Bupkis në Big Apple.


Kim dhe Pete (Foto: AP)

“Pete e vizitoi Kimin në dhomën e saj dhe të nesërmen Kim u pa duke dalë fshehurazi nga hyrja e pasme e hotelit e maskuar”, tha një burim për The Sun.

Çifti u raportua se u ndanë në gusht të vitit 2022, por ata kishin qenë së bashku për nëntë muaj.

Në atë kohë u tha se ata po shkonin mirë me njëri-tjetrin, gjersa më mirë ishte të qëndronin vetëm miq.

Kim dhe Pete (Foto: Instagram)

Gjatë kohës sa ishin në romancë, të njëjtit u sulmuan në masë të madhe nga ish-bashkëshorti i Kimit, Kanye West.

Ky i fundit akoma nuk po mund të shkëputet nga ylli televiziv, pasi në një intervistë dhënë së fundmi deklaroi se janë të ndarë vetëm në letër.

Kim dhe Pete (Foto: Getty Images)

Ish-çifti ndajnë katër fëmijë bashkë: North, Chicago, Saint dhe Psalm. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Magazina
Dafina Zeqiri prish raportet edhe me Kidën

Dafina Zeqiri prish raportet edhe me Kidën

Magazina
Shmangu takimin me Angelina Jolie - Brad Pitt shkoi në Festivalin e Filmit në Venecia pas largimit të ish-bashkëshortes

Shmangu takimin me Angelina Jolie - Brad Pitt shkoi në Festivalin e Filmit në Venecia pas largimit të ish-bashkëshortes

Magazina
Jennifer Lopez vjen më provokuese se kurrë pas ndarjes nga Ben Affleck

Jennifer Lopez vjen më provokuese se kurrë pas ndarjes nga Ben Affleck

Magazina
Jennifer Lopez nuk e harron Ben Affleck - fillon ‘hakmarrjen’ kundër tij me një mesazh delikat

Jennifer Lopez nuk e harron Ben Affleck - fillon ‘hakmarrjen’ kundër tij me një mesazh delikat

Magazina
“Vdes për ty”, dedikimi i veçantë i Lotina Hazirit për Mozzik

“Vdes për ty”, dedikimi i veçantë i Lotina Hazirit për Mozzik

Magazina
Kalo në kategori