LAJMI I FUNDIT:

Pamje që tregojnë luftimet nga afër – trupat ukrainase në vijën e frontit, vetëm 500 metra larg nga pozicionet ruse

Pamje që tregojnë luftimet nga afër – trupat ukrainase në vijën e frontit, vetëm 500 metra larg nga pozicionet ruse

Ndërsa në Ukrainë ka zhvillime të shumta, mediat vazhdojnë të sjellin pamje dhe detaje nga afër betejave.

Në këtë drejtim, edhe mediumi prestigjioz, përkatësisht gazetari i saj ka sjellë disa të tilla nga fronti i luftës në Lyman, përcjell Telegrafi.

“Lufta në vijën e frontit pranë qytetit të Lyman në Ukrainën lindore përfshin jo vetëm sulme artilerie, por edhe luftime nga afër”, zbulon Jonathan Beale i BBC-së.


Sipas asaj që thuhet në video, pozicionet ruse janë vetëm 500 metra larg.

Ndryshe, të mërkurën, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se kishte nënshkruar një ligj që vendos ligjin ushtarak në Kherson dhe tri rajone të tjera të Ukrainës që Kremlini pretendon se i ka aneksuar – në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Rajonet e tjera janë Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk.

Veç kësaj, një nga zhvillimet domethënëse së fundmi ka qenë shpërthimi në fillim të këtij muaji që dëmtoi rëndë urën e Kerçit, që lidh Rusinë me Krimenë, i cili supozohet se pengoi më tej logjistikën e Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Stuhi e fuqishme goditi Italinë - tornadoja mori gjithçka në një plazh në Toskanë

Stuhi e fuqishme goditi Italinë - tornadoja mori gjithçka në një plazh në Toskanë

Evropa
Ushtria izraelite tërhiqet nga kampet e refugjatëve në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite tërhiqet nga kampet e refugjatëve në Bregun Perëndimor

Azia
Shtetasi shqiptar arrestohet brenda stacionit të policisë në Linz am Rhein - ai u përpoq t'i vriste policët me hanxhar dhe thikë

Shtetasi shqiptar arrestohet brenda stacionit të policisë në Linz am Rhein - ai u përpoq t'i vriste policët me hanxhar dhe thikë

Evropa
Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës e krahasoi urdhrin e arrestit kundër Putinit me ato të Millosheviqit, Karaxhiqit e Mlladiqit

Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës e krahasoi urdhrin e arrestit kundër Putinit me ato të Millosheviqit, Karaxhiqit e Mlladiqit

Evropa
Ukraina kundër rusëve tani po e shfrytëzon armën e njohur si 'Dragon' - ajo shkakton zjarr me temperaturë prej 2400 gradë Celsius

Ukraina kundër rusëve tani po e shfrytëzon armën e njohur si 'Dragon' - ajo shkakton zjarr me temperaturë prej 2400 gradë Celsius

Evropa
Ushtria ukrainase kapi edhe një tank rus, këtë herë pranë Selidovës

Ushtria ukrainase kapi edhe një tank rus, këtë herë pranë Selidovës

Evropa
Kalo në kategori