LAJMI I FUNDIT:

Aktivistët e ndryshimeve klimatike gjurmonin fluturimet e tij, njeriu i dytë më i pasur në botë shet aeroplanin privat

Aktivistët e ndryshimeve klimatike gjurmonin fluturimet e tij, njeriu i dytë më i pasur në botë shet aeroplanin privat

Njeriu i dytë më i pasur në botë ka shitur aeroplanin e tij privat, pasi është gjurmuar nga një llogari në Twitter që e manxhojnë aktivistë të ndryshimeve klimatike.

Bernard Arnault, drejtor ekzekutiv i kompanisë LVMH dhe njëherit bashkëthemelues i Louis Vuitton – ka një pasuri neto prej 140 miliardë eurove,  transmeton Telegrafi.


Por kjo nuk do të thotë se paratë e ndihmojnë të jetë imun nga kritikat e ashpra të përdoruesve të Twitterit.

Kompania që menaxhon ai shiti aeroplanin e tij privat, pas një llogari në rrjetin social filloi të gjurmojë fluturimet e tij – duke i treguar botës së sa shumë gazra të dëmshme lirojnë motorët.

“Pas gjithë këtyre rrëfimeve, kompania jonë shiti aeroplanin. Si rezultat i kësaj, tani askush nuk mund ta di se ku shkojë sepse i marr me qira aeroplanët”, tha Arnault gjatë një interviste dhënë për radion franceze Classique. /Telegrafi/