LAJMI I FUNDIT:

Pas ceremonisë së Topit të Artë, Benzema zbulon se si Perez e bindi që ta refuzonte Barcelonën

Pas ceremonisë së Topit të Artë, Benzema zbulon se si Perez e bindi që ta refuzonte Barcelonën

Karim Benzema ka zbuluar se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, shkoi në shtëpinë e tij pa paralajmërim për të mposhtur konkurrencën nga Barcelona dhe Manchester United për nënshkrimin e tij në vitin 2009.

Pasi doli në skenë me skuadrën e Ligue 1, Lyon, sulmuesi u kërkua nga disa prej klubeve më të mëdha të futbollit evropian 12 vjet më parë.


Ai kishte një vendim të vështirë për të marrë për të ardhmen e tij, por ai ka shpjeguar se si një vizitë personale nga Perez e ndihmoi atë të vendoste. 34-vjeçari ka deklaruar gjithashtu se Perez i tha atij se do të bëhej një fitues botëror nëse ai transferohej në Madrid, gjë që ka rezultuar të jetë kështu pasi francezi fitoi Topin e Artë të parë të hënën në mbrëmje.

Florentino Perez u kthye në shtëpinë e Karim Benzema për ta bindur atë të bashkohej me Real Madridin

Duke folur për mënyrën se si erdhi transferimi i tij në Madrid, Benzema tha në një intervistë me Onda Cero: “Mbaj mend që isha me miqtë e mi. Më telefonuan mua, familjen dhe agjentin tim, për të më thënë se duhet të shkoja shpejt në shtëpi, se duhej të bisedonim”.

“Unë u thashë atyre se nuk kisha kohë, dhe ata më thanë ‘duhet të vish, Florentino është këtu’. Hapa derën dhe e pashë, nuk thashë asgjë, vetëm ‘përshëndetje’”.

Perez më pas i tha atij: “Ti do të jesh më i miri në botë dhe vendi për ta arritur atë është Real Madridi”.

Ai e bindi Benzeman të nënshkruante duke i thënë se do të ishte lojtari më i mirë në botë

Benzema nuk kishte nevojë për fjalë më bindëse dhe ai iu bashkua Madridit në korrik të vitit 2009 në të njëjtën verë që Cristiano Ronaldo dhe Kaka gjithashtu u transferuan në klub.

Në atë kohë, Benzema pranoi se kishte pasur interes nga klube të shumta, por foli për krenarinë e tij që mori mundësinë për të luajtur për Madridin.

“Kishte shumë klube që më kontaktuan, si Manchester (United), Inter dhe Barcelona, ​​por vendosa të vij këtu”.

Parashikimi i Perez u realizua pasi Benzema fitoi Topin e Artë të parë të hënën mbrëma në Paris.

“Real Madridi është një klub i shkëlqyer. Unë kam ëndërruar të luaj këtu që kur isha 15 vjeç. Florentino (Perez) më foli për ekipin dhe projektin që donte të krijonte”.

“Ishte shumë emocionuese. Tifozët e Real Madridit kanë një marrëdhënie të veçantë me lojtarët dhe unë jam shumë mirënjohës për këtë. Ndjeva disa emocione të forta sot dhe kjo është arsyeja pse e putha distinktivin”, ka shtuar më tej ai.

Që atëherë, Benzema ka luajtur 615 ndeshje për Madridin, duke shënuar 328 gola.

Ai pati sezonin e tij më të mirë, duke shënuar 45 herë në të gjitha garat për të udhëhequr Madridin në dyfishin e Ligës së Kampionëve dhe LaLigas, gjë që mjaftoi për t’i fituar atij Topin e Artë përpara Sadio Manes dhe Kevin De Bruynes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

Liga e Kampionëve
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Kalo në kategori