Trafiku i trenave në Francë u përgjysmua pasi disa nga sindikatat bënë thirrje për një grevë mbarëkombëtare, duke kërkuar të përfitojnë nga zemërimi me rastin e rritjes së inflacionit, që është niveli më i lartë prej disa dekada.
Pati edhe disa greva në shkolla, pasi greva preku kryesisht sektorin publik.
Udhëheqësit e sindikatave shpresonin se punëtorët do të protestojnë nga vendimi i qeverisë për të detyruar disa prej tyre të ktheheshin në punë, një vendim ku disa thonë se rrezikon të drejtën e grevës.
Por një sondazh nga anketuesit e Elabe për BFM TV tregoi se vetëm 39 për qind e publikut mbështeti thirrjen për një grevë mbarëkombëtare, ndërsa 49 për qind e kundërshtuan atë.
Greva e punëtorëve në rafinerinë e naftës është bërë një nga sfidat më të vështira të presidentit Emmanuel Macron që nga rizgjedhja e tij në maj.
Zëdhënësi i qeverisë Olivier Veran tha se kërkesa për më shumë personel për rafineritë mund të ndodhë gjatë ditës.
“Do të ketë aq kërkesa sa do të konsiderohen të nevojshme. Bllokimi i rafinerive, kur kemi arritur një marrëveshje për pagat, kjo nuk është një situatë normale”, tha Veran.
Pak më pak se 10 për qind e mësuesve të shkollave të mesme ishin në grevë, pasuar nga ata në shkollat fillore, treguan të dhënat e ministrisë së Arsimit. Thirrja për grevë është vërejtur më së shumti në shkollat profesionale, ku mësuesit kundërshtojnë reformat e planifikuara.
Derisa tensionet rriten në ekonominë e dytë më të madhe të Eurozonës, grevat janë përhapur në pjesë të tjera të sektorit të energjisë, duke përfshirë gjigantin bërthamor EDF.
Grevat po ndodhin ndërsa qeveria është vendosur të miratojë buxhetin e vitit 2023 duke përdorur fuqi të veçanta kushtetuese që do ta lejonin atë të anashkalonte një votim në parlament. /Reuters/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak