Kryeministri shqiptar Edi Rama i ka bërë thirrje Këshillit të Evropës që të rrëzojë akuzat kundër Kosovës dhe të pranojë kërkesën e Shqipërisë për një raport vijues ndaj atij të Dick Martyt.
Kreu i qeverisë gjatë këtij adresimi në Këshillin e Evropës tha se kjo nuk është as për hir të Kosovës dhe as për hir të Shqipërisë, por për nderin dhe besueshmërinë e KiE.
Pas këtij fjalimi të Ramës, ka pasur reagime të shumta në Kosovë nga eksponentë të subjekteve politike.
Kryeministri Albin Kurti i cili nuk njihet për raporte të mira Ramën, ka thënë se nuk e ka parë fjalimin e Ramës për shkak të agjendës së ngjeshur në terren.
Ai megjithatë ka thënë se qëndrimet dhe kundërshtimin e tij për Gjykatën Speciale i ka shprehur në kohën kur është themeluar ajo dhe se nuk ka çka të shtojë.
Mirëpo nga opozita mendojnë ndryshe.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka falënderuar Ramën për “qëndrimin dinjitoz dhe dashurinë e pakushtëzuar për Kosovën”.
“Është fat i madh për Kosovën që në këtë periudhë sfiduese, Shqipëria ka një kryeministër si Edi Rama – i cili nuk e humb asnjë mundësi që i jepet për të mbrojtur Kosovën, luftën tonë çlirimtare dhe të drejtën tonë të patjetërsueshme për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Krasniqi duke shtuar se populli i Kosovës i është mirënjohës Ramës.
Edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka falënderuar Ramën për fjalën në Këshillin e Evropës.
“Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri ynë, krahas vendeve mike që kanë mbështetur përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi”, ka shkruar Hoti.
Ish-kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Edi Rama u vu në mbrojtje të Kosovës me fjalimin e tij në Asamblenë e Këshillit të Evropës.
“Në Asamblenë e Këshillit të Evropës u tha një e vërtetë e madhe nga goja e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Sot, ai ishte zëdhënës me plot dinjitet i të vërtetës për Kosovën dhe luftëtarët e saj të lirisë. Edi meriton përkrahjen dhe falënderimin tonë, të atyre që e duan dhe nuk e duan, sepse ai foli me argumente, kurse disa nga ne na ka kapluar urrejtja dhe inati primitiv. Edi u vu në mbrojtje të Kosovës, derisa udhëheqësit tanë po mbrojnë kolltukët e tyre”, shkroi Mustafa.
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka falënderuar Ramën, duke thënë se ai ishte përsëri zëri i Kosovës.
“Jam i impresionuar dhe krenar për fjalimin që mbajti dhe ku i kërkoi botës të tregonte se ku ndodhen këto të ashtuquajtura organe? Ku edhe një herë theksoi se UÇK-ja ishte në anën e popullit dhe një lëvizje për liri, dhe jo terroriste. Janë veprime si këto që kanë shumë domethënie për Kosovën dhe për të cilat ne të gjithë duhet të jemi mirënjohës”, ka shkruar Pacolli.
Zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj thotë se Edi Rama sot ishte i saktë si asnjëherë më parë.
“E përcolla me vëmendje Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës.
Ishte i saktë dhe i vërtetë si asnjëherë më parë. E vërteta vonon por gjithmonë triumfon. Respekt Kryeministër”, ka shkruar Haradinaj.
Fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Këshillin e Evropës, e ka mbështetur zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.
Ai ka thënë se i bashkohet thirrjes së Ramës për “të rishikuar Rezolutën 1782 që të shpallën të pabaza akuzat për trafikim ë organeve njerëzore në luftën e Kosovës”.
“I bashkohem plotësisht thirrjes së tij për drejtësi ndaj katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen nga Gjykata Speciale dhe kërkesës për rishikimin e Rezolutës 1782 që të shpallen të pabaza akuzat për trafikim të organeve njerëzore në luftën e Kosovës”, ka shkruar Grubi.
Raporti i vitit 2010, i hartuar nga senatori i atëhershëm zviceran, Dick Marty, dhe i miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pretendon se në trafikim me organe kanë qenë të përfshirë udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës së viteve 1998-99.
Këto pretendime janë hetuar nga prokurori amerikan, Clint Williamson, i cili në korrik të vitit 2014 ka bërë të ditur se gjetjet e ekipit të tij nuk përfshijnë dëshmi të bazuara për trafikim organesh, por për krime të tjera lufte.
Kjo, në vitin 2015, ka çuar në formimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, për të hetuar krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, që dyshohet se janë kryer nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Në Dhomat e Specializuara në Hagë, që ndryshe njihen edhe si Gjykatë Speciale, ka nisur tashmë procesi ndaj disa ish-udhëheqësve të UÇK-së, përfshirë: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia
LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person
LDK sfidon Kurtin, i kërkon debat publik me Abdixhikun
Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë
Ish-hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar