LAJMI I FUNDIT:

Pioli: I thash gjyqtarit se e prishi ndeshjen, fati i kualifikimit është në duart tona

Pioli: I thash gjyqtarit se e prishi ndeshjen, fati i kualifikimit është në duart tona

Stefano Pioli ka thënë se ia tha gjyqtarit se e prishi ndeshjen me Chelsean, por këmbëngul se Milani mund të kualifikohet në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.

Trajneri italian ishte dukshëm i tërbuar teksa iu drejtua gjyqtarit gjerman Daniel Siebert në fund të ndeshjes dhe protestoi për vendimet që e transformuan plotësisht lojën.

“Ndeshja sapo kishte filluar dhe kisha ndjenjën se po bënim mirë. Kartoni i kuq dhe penalltia ndryshuan lojën, ndaj një skuadre që ishte tashmë e fortë dhe nuk kishte nevojë të kishte edhe një njeri shtesë”, ka thënë fillimisht Pioli për Mediaset Infinity pas ndeshjes.


“Ne kishim shanset për t’u rikthyer në lojë. Kjo është për të ardhur keq, patëm ndjenjën se mund të thoshim vërtet fjalën tonë këtë mbrëmje”.

Pas vetëm 18 minutash, gjyqtari akordoi një penallti dhe i dha kartonin e kuq Fikayo Tomorit, i cili kishte prekur dy herë shpatullën e Mason Mount, duke u konsideruar se po pengonte një mundësi të pastër shënimi.

Jorginho shndërroi goditjen në gol dhe nuk ishte kurrë e njëjta ndeshje pas kësaj, pasi Pierre-Emerick Aubameyang shënoi golin e dytë dhe vulosi ndeshjen.

“Nuk kam nevojë ta shoh përsëritjen, ishte shumë e lehtë për ta gjykuar atë incident. I thashë gjyqtarit se çfarë mendoja për të pas ndeshjes. Anglishtja ime nuk është saktësisht e rrjedhshme, por mendoj se ai e mori idenë e përgjithshme”.

Ishte larg nga një ndeshje e dhunshme, megjithatë gjyqtari ndau gjithsej nëntë kartonë të verdhë dhe një të kuq, në një lojë me vetëm 30 faulle.

“Është një rezultat negativ, por fati ynë mbetet në duart tona. Nëse duam të jemi konkurrues edhe në Evropë, duhet të fitojmë dy të tjerat dhe kemi të gjitha shanset për ta bërë këtë. Tani le të kthemi sërish në Serie A, me një ndeshje të vështirë kundër një skuadre që po ndryshon trajner. Duhet të rikuperojmë energjinë tonë.”

“Ne absolutisht duhet të besojmë në shanset tona për t’u kualifikuar. Duhet të shkojmë në Zagreb për të luajtur futbollin tonë, pastaj të mirëpresim Salzburgun këtu në San Siro”.

“Është për të ardhur keq që nuk na është dhënë mundësia të shpërblejmë tifozët me një paraqitje të mirë këtë mbrëmje. Paguam një çmim shumë të rëndë për një incident”.

“Nëse ne do të ishim në gjendje ta mbanim këtë lojë në ekuilibër në rrethana, shumica e meritave shkojnë për tifozët tanë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

La Liga
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Bundesliga
Si 17-vjeçar i vetëm në Pragë dhe pa para - Historia interesante e udhëtimit të Liridon Krasniqit me tren

Si 17-vjeçar i vetëm në Pragë dhe pa para - Historia interesante e udhëtimit të Liridon Krasniqit me tren

Kosovë
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori